Aktualitet

“Fate Velaj po na grabit pronat”/ Banorët e Kaninës pasi hedhin në gjyq deputetin, dalin në protestë: Po na merr 120 he

15 Tetor 2020, 11:27 Nga DOSJA
“Fate Velaj po na grabit pronat”/ Banorët e Kaninës pasi

VLORË– Ditën e sotme banorët e Kaninës kanë paditur në gjykatë deputetin socialist Fate Velaj. Kjo padi është bërë për një çështje pronësie, pasi sipas banorëve deputeti ka përfituar në mënyrë të paligjshme 120 hektarë tokë në këtë fshat. Pronarët që pretendojnë se janë pronarë të tokës kanë firmosur një peticion, ku theksojnë se po u vidhet prona dhe kërkojnë ndihmë nga shteti.

Ndërkohë ata zhvilluan edhe një protestë ditën e sotme, ku theksuan se duan që pronat e tyre të mos preken.

“Pa na merren pronat dhe ne si fshat këtu jeni ngritur në një protestë, për të na ndihmuar. Duhet të rishikohen të gjitha pronat e fshatarëve”, u shpreh një banor.

Ndërsa një tjetër tha: “Po na i marrin pronat. Ky deputeti Fate Velaj. Ai ka futur edhe pronat e fshatit dhe pronave të individit në emër të tij. Është futur edhe në ullishtet e shokëve të mi. Nëse nuk do të merren masa ne do të përshkallëzojmë protestën. Jemi në ligjin e xhunglës, vjen dhe të zapton ai. Fate nuk na ka kërcënuar, por po na merr pronën”. 

Banorët pretendojnë të kenë gjithë dokumentacionin e rregullt të pronave, por e njëjta gjë pretendohet dhe nga deputeti socialist, i cili thekson se është trashëgimtar legjitim i tokave në këtë fshat.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet banorët e kaninës në protestë fate velaj banorët e kaninës në protestë fate velaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Tetor 2020, 10:38

TIRANË– Përplasje mes binesve dhe Policisë Bashkiake. Dalin pamjet nga konflikti i ndodhur paraditen e sotme Pas përplasjes mes bizneseve dhe Policisë Bash...