Aktualitet

Skandali me vaksinat e gripit/ Autoriteti i Konkurencës paralajmëron ‘Orange Farmaci’: Po shkatërron tregun e lir

15 Tetor 2020, 12:09 Nga DOSJA
Skandali me vaksinat e gripit/ Autoriteti i Konkurencës paralajmëron

TIRANE– Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë reagoi pas lajmit se vaksinat e gripit do duhet të blihen në farmacitë ‘Orange Farmaci dhe në asnjë vend tjetër, duke bërë kështu që kjo vaksinë të ishte ekskluzive vetëm në atë vend. Ky institucion e ngriti si shqetësim duke kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme për të ndaluar dhe shkatërruar këtë monopol, që është në dëm të konkurrencës së lire.

Autoriteti i Konkurrencës ka urdhëruar depon farmaceutike që nëse vijon shkeljen depot do të gjobiten sa 10% e xhiros vjetore. Autoriteti kërkon që të shpërndahet vaksina e gripit dhe në farmacitë e tjera, jo vetëm ato “Orange”.

Kështu, ditën e sotme 10 depo janë gjobitur me nga 1 mln lekë dhe 14 depo me nga 2 mln lekë. Sipas Autoritetit këto depo kanë ndikuar edhe tek prishja e konkurrencës dhe bllokimi i tregut të shitjes së këtyre produkteve shumë të nevojshme për qytetarët gjatë pandemisë.

“Vlerësojmë se jemi përpara një rasti urgjence, pasi mos furnizimi i farmacive apo depove farmaceutike me vaksinën “influvac sub-unit tetra”, të cilat operojnë në tregun tregtimit të barnave dhe pajisjeve mjekësore sjell nxjerrjen nga tregu të këtyre ndërmarrjeve për sa i përket produktit në fjalë. Nxjerrja nga tregu e ndërmarrjeve që ushtrojnë aktivitet në tregun tregtimit të barnave dhe pajisjeve mjekësore mund të sjellë një dëm të rëndë dhe të pariparueshëm për konkurrencën dhe ka të ngjarë të ketë shkelje të nenit 9 të Ligjit Nr. 9121/2003“, thuhet në dokumentin nga Autoriteti i Konkurences.

Por kush fshihet pas kompanisë “Orange Farmaci”, kompani që është e vetmja qe ka vaksinën e gripit?

“Orange Farmaci”, bazuar në të dhënat në QKR, që janë publike dhe të aksesueshme për të gjithë, është në pronësi të një rrjeti ortakësh, duke filluar nga “MEGAPHARMA” me 75% të aksioneve, Arjan Hamiti me 5% të aksioneve, Kushtrim Rudi me 5% të aksioneve, Stavrion Foto me 5% të aksioneve, Juxhin Palla me 5% të aksioneve dhe Denion Shengjergji me 5% të aksioneve. Administrator i kësaj kompanie është Hamiti.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet autoriteti i konkurences orange farmaci vaksinat e gripit ne orange farmaci autoriteti i konkurences orange farmaci vaksinat e gripit ne orange farmaci

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Tetor 2020, 10:38

TIRANË– Përplasje mes binesve dhe Policisë Bashkiake. Dalin pamjet nga konflikti i ndodhur paraditen e sotme Pas përplasjes mes bizneseve dhe Policisë Bash...