Aktualitet

Arrestohen 5 persona në Tiranë, tre prej tyre ishin shpallur në kërkim kombëtar

15 Tetor 2020, 12:00 Nga DOSJA
Arrestohen 5 persona në Tiranë, tre prej tyre ishin shpallur në

TIRANË- Policia e Tiranës ditën e sotme ka arrestuar ditën e sotme 5 persona, prej të cilëve 3 ishin shpallur në kërkim kombëtar. Policia bënë të ditur se në pranga kanë rënë dhe V. M., 23 vjeç i cili ishte dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”.  Të gjithë të arrestuarit akuzohen për vepra pernale të ndryshme.

Njoftimi i Policisë

Tiranë

Arrestohen në flagrancë 5 shtetas, tre prej të cilëve ishin të shpallur në kërkim. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit maroken A. S., 26 vjeç, pasi, tek Bulevardi i Ri, në ambientet e një picerie, i ka vjedhur telefonin shtetasit S. H. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet telefoni i vjedhur dhe 2 mjete prerëse (thika), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

-V. M., 23 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”.

-A. Sh., 29 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka ndryshuar masën e sigurisë nga “Arrest në shtëpi” në ”Arrest në burg”, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit V. L., 33 vjeç, i cili, me vendimin penal të Gjykatës së Shkallë së Parë Tiranë dhe vendimin penal të Gjykatës Apelit Tiranë, është dënuar me 40 ditë burg, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. M., 18 vjeç, pasi në rrugën “Maria Kraja”, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arretsohen 5 persona ne tirane arretsohen 5 persona ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Tetor 2020, 10:38

TIRANË– Përplasje mes binesve dhe Policisë Bashkiake. Dalin pamjet nga konflikti i ndodhur paraditen e sotme Pas përplasjes mes bizneseve dhe Policisë Bash...