Aktualitet

EMRI/ Po tentonte të kalonte kufirin e Murriqanit, kapet nga Policia 29-vjeçari i shpallur në kërkim

13 Tetor 2020, 15:29 Nga DOSJA
EMRI/ Po tentonte të kalonte kufirin e Murriqanit, kapet nga Policia

SHKODËR– Policia Kufitare në Murriqan ka arrestuar një 29-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh. Bëhet fjalë për Kristian Makaj, i cili teksa po kalonte kufirin, gjatë skanimit të dokumentave u zbulua se ishte një person i shpallur në kërkim. 29-vjeçari ishte dënuar me 2 vite burg për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e PKK Muriqan, si rezultat i shtimit të kontrolleve për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që tentojnë të kryejnë trafiqe të paligjshme, bazuar dhe në analizën e riskut, kanë kaluar për kontroll të detajuar shtetasin Kristian Makaj, 29 vjeç, i cili gjatë përpunimit të detajuar të dokumenteve ka rezultuar se ishte person i shpallur në kërkim.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve e kanë ndaluar këtë shtetas, pasi Gjykata e Apelit Shkodër, me vendim të formës së prerë, datë 06.05.2019, e ka dënuar me 2 vite e 5 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kristian makaj policia e murriqanit kristian makaj policia e murriqanit

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Tetor 2020, 11:48

DURRËS- Ditën e sotme Gjykata e Durrësit ka dhënë masën “arrest me burg” për 41-vjeçarin, Myslim Estrefi, i cili përplasi me makinë për vdekje bashk...