Aktualitet

Fshehu kokainën në vesh/ Shqiptari ankimon vendimin, Apeli ia shton dënimin

17 Prill 2019, 11:11 Nga DOSJA
Fshehu kokainën në vesh/ Shqiptari ankimon vendimin, Apeli ia shton

BRITANI E MADHE- Gjykata e Apelit në Britani i ka rritur dënimin një shpërndarësi shqiptar droge, i cili u kap me kokainë të fshehur në vesh.

Shqiptari Klevis Drazhi, të cilit iu rrit dënimi deri në 30 muaj, u ndalua në Moorgate më 19 Janar. Teksa u ndalua nga policia, 20-vjeçari u pyet për lejen e drejtimit dhe sigurimet, ndërsa Drazhi dorëzoi një leje drejtimi shqiptare false dhe një celular.

Në momentin që i riu u përkul për të marrë letrat, efektivët vunë re një letër të bardhë të mbështjellë brenda veshit të tij. Pasi kontrolluan edhe makinën, policia zbuloi 11 doza me kokainë dhe 1305 paund.

Në dëshminë e tij para trupës gjykuese, 20-vjeçari tha se ishte detyruar të shpërndante drogë nga një anëtar i mafias shqiptare në Angli duke pranuar se kishte hyrë në territorin britanik në mënyrë ilegale.

Drazhi u dënua fillimisht me 11 muaj burg nga Gjykata e Londrës, por pas ankimimit në Gjykatën e Apelit, dënimi i tij u rrit në 30 muaj.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne angli gjykata e apelit në britani klevis drazhi shqiptari ne angli arrestohet shqiptari ne angli gjykata e apelit në britani klevis drazhi shqiptari ne angli

Sondazh

Poll