Prishja e banesave tek Bregu i Lumit/ Policët dhunojnë banorët, s’lejojnë mediet të raportojnë
17 Prill 2019, 10:34Nga DOSJA
Banorët e Bregut të Lumit janë ‘zgjuar’ sërish me zhurmën e fadromave që kishin shkuar për të prishur shtëpitë e tyre. Deri më tani janë shembur 6 nga 15 banesa. Në zonë ka mbërritur një numër i madh forcash policie. Të pranishëm janë edhe dy ish-deputetët Klevis Balliu dhe Endrit Braimllari. Ka pasur përplasje mes banorëve dhe policisë. Efektivët u kanë marrë telefonat banorëve dhe nuk kanë lejuar mediat të filmojë ngjarjen duke i detyruar që të raportojnë 100 metra larg.. Një banore është gjuajtur me shpullë nga një polic. Ky i fundit është tërhequr pasi kanë ndërhyrë edhe gratë e tjera. Mes efektivëve të Policisë ndodhet edhe Blerta Dervishi, e cila luftoi pak muaj më parë për të mbrojtur banesën e saj te “Petro Nini” sot është shfaqur si efektive policie te protesta te “Bregu i Lumit” ku ruan qetësinë dhe rendin.
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Banorët e Bregut të Lumit janë ‘zgjuar’ sërish me zhurmën e fadromave që kishin shkuar për të prishur shtëpitë e tyre. Banorët kanë dalë që në orën...
TIRANË- Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar e quan të paligjshëm shkarkimin e rektorit të Universitetit të Tiranës, pasi neni 39 pika 10 e ligjit për ...
Tiranë- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në një video në Facebook tha se një skuadër prej “dhjetëra” vullnetarësh mbollën 25 mijë pemë në një ditë.Në posti...
TIRANË– Profesori dhe shkrimtari i njohur, Agron Tufa, ka paditur deputetin socialist Spartak Brahon.Debati mes tyre ka nisur në mbledhjen e Komisionit të ...
GJIROKASTËR– Një aksident ka ndodhur sot në aksin Gjirokastër-Tepelenë pranë urës së Urës së Virotit.Një mjeti tip “Benz” është përplasur me një makinë të ...
FRANCE- Pas ngjarjes së ndodhur, të gjithë mendojnë se si do të rindërtohet një ndërtesë gotike me aq shumë detaje. Vendosur gjatë Revolucionit Francez, “...
Tiranë- Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca është shprehur për kërkesën e parlamentit holandez për rikthimin e vizave për shqiptarët, se vijon udh...
Tiranë- Tensione ka sot te protesta e banorëve te Bregu i Lumit. . Banorët që prej orës 06:00 kanë nisur protestën e tyre, ku nuk kanë munguar edhe tensionet m...