Aktualitet

17-vjeçari në koma, drejtori i Patentave, Blendi Gonxhe mbron Mira Kazhanin, ia hedh fajin të riut

17 Prill 2019, 11:00 Nga DOSJA
17-vjeçari në koma, drejtori i Patentave, Blendi Gonxhe mbron Mira

Tiranë-  Disa ditë më parë gazetarja Mira Kazhani u përfshi në një aksident  në autostradën Tiranë-Durrës, nga ku ngeli i plagosur rëndë një 17 -vjeçar, që është në koma. Nertil Pëllumbi është djali i cili u përplas nga makina e gazetares Mira Kazhani. (Lexo këtu)

Për këtë aksident dhe pas deklaratave të Berishës ndaj Mira Kazhanit ka reaguar edhe drejtori i Patentave,  Blendi Gonxhe.

Ai shprehet se djali i aksidentuar bëri kundravajtje të rëndë dhe sipas tij kalimtari duhet të shihte ku kishte mbikalime.

“Atij shërim të shpejtë por dhe një gjobë të mirë pas spitalit. Se nuk mund të kalohet autostrada ashtu dhe jo vetëm rrezikon veten por shkatërron jetë njerëzish të tjerë që janë duke ecur në respekt të kodit rrugor në superstradë me 90-110 kmh e është e pamundur të ndalosh por dhe po ndalove rrezikon mjete e shofere e pasagjerë të tyre të tjerë pas! Kundravajtje e rënde e kalimtarit ndërsa nuk mungojnë mbikalimet perkatëse”, shkruan Blendi Gonxhe në komentin e tij.

Një ditë më parë  ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Mira Kazhanin se po dengron fugurën e djalit të aksidentuar. Sipas  ish-kryeministrit, ngjarja është fshehur dhe për mbi 1 javë, familjarët nuk u njoftuan. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 17-vjeçari në koma aksidenti i mira kazhanit blendi gonxhe mira kazhani 17-vjeçari në koma aksidenti i mira kazhanit blendi gonxhe mira kazhani

Sondazh

Poll