Aktualitet

Bregu i Lumit/ Banorët sipër çative, ngujohen brenda banesave që do prishen (FOTOT)

17 Prill 2019, 10:39 Nga DOSJA

Tiranë- Te Bregu i Lumit ende vijon rezistenca e banorëve për të mbrojtur banesat e tyre. Siç shihet edhe nga fotot e siguruara nga Dosja.al, banorët janë ngujuar brenda banesave dhe nuk lejojë që shtëpitë e tyre të shemben. Në terren ka edhe forca të shumta policie që ruajnë rendin.

Banorët e Bregut të Lumit u zgjuan sërish sot me zhurmën e fadromave që kishin shkuar për të prishur shtëpitë e tyre. Deri më tani janë shembur 6 nga 15 banesa. Të pranishëm janë edhe dy ish-deputetët Klevis Balliu dhe Endrit Braimllari. Ka pasur përplasje mes banorëve dhe policisë. Efektivët u kanë marrë telefonat banorëve dhe nuk kanë lejuar mediet të filmojë ngjarjen duke i detyruar që të raportojnë 100 metra larg. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ngujohen banorët protesta te bregu i lumit 17 prill ngujohen banorët protesta te bregu i lumit 17 prill

Sondazh

Poll