Politike

13 Tetor 2020, 11:44 Nga DOSJA

TIRANE- Kryeministri Edi Rama mohoi standarte të dyfishta të produkteve që fermerët krijojnë në Shqipëri dhe për jashtë saj. Në një konferencë të përbashkët me ministrin Bledi Cuci, Rama tha se shqiptarët sot konsumojnë “shqip”.

“Shumë më shumë shqiptarë ushqehen me produkte shqip. 1 kg ushqim prodhohet këtu, 3 merren jashtë. Tjetra, në aspektin cilësor, sot kontrolli i sigurisë ushqimore nuk ka të krahasuar me 7 vite më parë. në 300 mijë tonë eksporte të prodhimeve shqiptare nuk kemi një kamion të reklamuar nga BE. Nuk ka, pavarësisht se çfarë thonë burimet e ndotura të informacionit, në parcelat e Shqipërisë, një parcelë për në BE, një parcelë për në Shqipëri, nuk ka është një marrëzi. Është i njëjti prodhim që shkon në tregjet e huaja dhe tonat. Edhe njëherë po ju them, në 7 vite ta çosh defiçitin në gjysmë për gjysmë është jo për atë që është arritur, por në atë që do të arrihet. Asnjë nga të dhënat e sektorëve është inkurajuese për çka është arritur por për çka do të arrihet vit pas viti”-tha Rama. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama fermeret shqiptare produktet shqiptare edi rama fermeret shqiptare produktet shqiptare

Sondazh

Poll

Politike 13 Tetor 2020, 10:54

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha sqaroi edhe deklaratën e gabuar që bëri dje, kur tha se “6 në 4 biznese” ka falimentuar. Basha tha se rival...