Politike

Rama: Nga janari i vitit 2021 heqim akcizën për naftën e fermerëve, taksën e qarkullimit dhe karbonit, zbatimi me një kart

13 Tetor 2020, 11:16 Nga DOSJA
Rama: Nga janari i vitit 2021 heqim akcizën për naftën e

TIRANË- 6 muaj para zgjedhjeve, socialistët kanë realizuar një kërkesë të hershme të fermerit shqiptar. Heqja e akcizës së naftës, është vendimi më i ri i qeverisë, që pritet të hyjë në fuqi në 1 janar 2021. Kryeministri Edi Rama po ashtu njoftoi se karburantit bujqësor do t’i hiqet edhe taksa e qarkullimit dhe ajo e karbonit. Nga ky vendim sipas qeverisë do të përfitojnë rreth 47 mijë fermerë të regjistruar me NIPT, dhe të tjerët që do të duhet të regjistrohen.

Kryeministri po ashtu tha se do të ketë hapa shtesë, duke ulur edhe çmimin e karburantit në masën gjysmë për gjysmë. Ai shpjegoi se për çdo fermer që punon tokën do të llogaritet sasia e naftës që i duhet për sipërfaqe dhe kulturat e deklaruara.

Bashkë me kryeministrin ishte edhe ministri i Bujqësisë, Bledi Cuci dhe drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit Rural, Frida Krifca. Ndërkohë që më tej, ai shpjegoi se barra fiskale do të përjashtohet dhe do të sasia e karburantit do të konvertohet përmes një karte që do e ketë çdo fermer. Kreu i qeverisë, gjithashtu premtoi ndëtimin e 29 thertoreve të reja.

I pyetur nëse premtimet ishin elektorale Rama tha “s’dua ti dëgjoj më këto zgjedhje e vota”. Mohoi edhe “frymëzimin” nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndërsa e mbylli daljen e sotme publike duke thënë se maskat nuk janë një shpenzim për qytetarët, pasi kushdo mund ta bëjë vetë me tekstil. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bledi çuçi edi rama frida krifca heqja e akcizes per fermeret bledi çuçi edi rama frida krifca heqja e akcizes per fermeret

Sondazh

Poll

Politike 13 Tetor 2020, 10:54

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha sqaroi edhe deklaratën e gabuar që bëri dje, kur tha se “6 në 4 biznese” ka falimentuar. Basha tha se rival...