Paketa antishpifje, Rama-ndërkombëtarëve: Nëse nuk zgjidhet problemi, fundi do jetë afër! Shqipëria se bën dot vetë
13 Tetor 2020, 11:10Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Edi Rama foli për ligjin antishpifje gjatë takimit të sotëm ku u disktuar lufta ndaj korrupsionit në vend. Numri një i qeverisë tha se nëse nuk zgjidhet ky problem, fundi do të jetë afër për demokracinë.
“Duhet të shpëtojmë faktet nga korruptimi që bëhet për shumë interesa. Ju keni qënë shumë të ndjeshëm për shpifjen. A thua se shpifja është një fjalë që kemi turp ta përdorim se po na preket virgjëria e lirisë së fjalës. Të gjithë ata që punojnë në grupin për këtë ligj më thonë mos e thuaj më ligji për shpifjen se mërziten ndërkombëtarët. Nëse bota juaj nuk do zgjidhin problemin e shpifjes, fundi do jetë më i afërt. Kur ne e kemi nisur këtë iniciativë, sipërmarrësit kanë qenë pro këtij ligji. Ata janë të shantazhuar çdo ditë për të paguar media që përndryshe shpifin për ushqime e ilaçe që i vendosin në diskutim dhe i reklamojnë si helme potenciale. Shpifja është po kaq e rrezikshme dhe e dëmshme. Shqipëria nuk mund të marrë përsipër të zgjidhë problemet që këtë duhet ta bëjnë shtetet me demokraci të padiskutueshme që dhe ku nuk mund të thuash që doli një piktor që kërkon të na mbyllë gojën” – tha Rama.
Deklarata u bë gjatë një konference për anti-korrupsionin në vend. Ambasadorët e huaj Yuri Kim dhe Luigi Soreca kanë përmendur investimet dhe kërkojnë ndëshkim të zyrtarëve të lartë. Ndërkohë që kryeministri Edi Rama tha se ndëshkimi nuk mund të ndodhë pa spastrimin e sistemit në Drejtësi, duke kërkuar nga SPAK që të veprojë. Në fund për kreun e qeverisë, fajtor nuk ishin njerëzit por sistemi.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE-Ambasadori i Britanisë së Madhe, Duncan Norman teksa ndodhet në Korçë ka folur në lidhje me ndryshimet e fundit që kanë ndodhur në Kushtetutë.Ai s...
TIRANË- Këtë të martë presidenti Ilir Meta ka publikuar disa vargje të Migjenit, për të cilin shprehet se është një uragan i përhershëm. Nëpërmjet tyre, kr...
TIRANE- Lulzim Basha ka denoncuar se të dy spitalet COVID-19 janë të mbushur. Në konferencën me gazetarët, Basha tha se kryeministri Edi Rama dhe qeveria merito...
Politike13 Tetor 2020, 10:54
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha sqaroi edhe deklaratën e gabuar që bëri dje, kur tha se “6 në 4 biznese” ka falimentuar. Basha tha se rival...
TIRANE- Kryedemokrati Lulzim Basha tha se po ndjek zhvillimet e grevës së naftëtarëve në Ballsh dhe shtoi se e njëjta situatë është në të gjithë Shqipërinë. Bas...
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kërkuar që korpusi i trajtimit të pacientëve me COVID-19 të zgjerohet. Edhe pse nuk e specifikoi, Spital...
TIRANE- Kryedemokrati Lulzim Basha, i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të ndihmojë qytetarët për të përballuar pandeminë COVID-19. Gjithashtu, Basha ap...
TIRANË- Ambasadorja amerikane Yuri Kim gjatë fjalës së saj në konferencën e nivelit të lartë anti-korrupsion, u ndal edhe tek Reforma në Drejtësi.Reformën ...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha i ka kërkuar qeverisë që të rrisë numrin e testimeve. Në një konferencë për mediat, e dyta në më pak se 24 orë, Lulzim B...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka adresuar problematikat në hipotekën e Vlorës, gjatë konferencës anti-korrupsion. Në fjalën e tij, Rama tha fajin e kanë si...