Politike

Rama jep lajmin e MIRË: Ulim çmimin e naftës për fermerët, heqim taksën e qarkullimit dhe karbonit për bujqësinë!

13 Tetor 2020, 11:23 Nga DOSJA
Rama jep lajmin e MIRË: Ulim çmimin e naftës për

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se qeveria ka vendosur të ulë çmimin e naftës për fermerët. Nga ky vendim sipas qeverisë do të përfitojnë rreth 47 mijë fermerë të regjistruar me NIPT, dhe të tjerët që do të duhet të regjistrohen. Kryeministri po ashtu tha se do të ketë hapa shtesë, duke ulur edhe çmimin e karburantit në masën gjysmë për gjysmë. Ai shpjegoi se për çdo fermer që punon tokën do të llogaritet sasia e naftës që i duhet për sipërfaqe dhe kulturat e deklaruara.

PJESË NGA FJALA E RAMËS: 

Lajm pozitiv dhe i  shumëpritur për fermerët dhe ka të bëjë me karburantin.  Përpara se sa ta shpjegoj konkretisht dua t apërsëris që nëse qeveria jonë në këtë fazë po hedh hapa të shumëpritur, në drejtim të njerëzve të punës këtu kam parasysh  zerimin e taksës mbi fitimin dhe tvsh për biznesin e vogël deri në 1 milion, kam parasyh rritjen e pagave 40% përqind për mjekët dhe infermierët për arsimtarët, ashtu sikundër kam parasysh një sërë investimesh për ekonominë kjo vjen si rezultat i faktit se reformat konsolidimi i gjithë strukturës së shtetit i financave publike, rritja e konkurencës e të ardhurave kanë krijuar kushtet që ne ti bëjnë këto.

Nuk mund të bëheshin as vjet as parvjet as 5 apo 7 vjet më parë pasi e gjithë lëvizja jonë drejt të ardhmes ka qenë e bazuar mbi një plan strategjik mbi hapa që janë hedhur me rradhë për të ardhur në kushtet kur krijojmë një mundësi të re për vendin dhe për njerëzit. Sot do të ndërhymë për të filluar një regjim të ri për karburantin në regjim bujqësor. Do të heqim nga karburanti për prodhim bujqësor akcizën, taksën e qarkullimit, nga karburanti do të hiqet edhe taksa e karbonit. Do të ulim gjysëm për gjysëm mesatarisht çmimin e karburantit për fermerët. Për çdo fermer që punon tokën, llogaritet sasia e naftës që i duhet për sipërfaqe dhe kulturat e deklaruara.

Barra fiskale dotë përjashtohet dhe do të konvertohet në sasinë e konvertuar në bazë të kritereve që thashë, përmes një karte të veçantë për çdo fermer. Potenciali i skemës është për të shkuar më tej, 47 mijë fermerë të cilët e kanë niptin prej kohësh dhe e kanë parë që ajo sjell vetëm mundësinë për të pasur akses në të gjitha mbështetjet e mundshme financiare që mund të merren nga shteti. Për monitorimin në terren për naftën gjithçka do të jetë online ku të dhënat do të grumbullohen në një tabletë, ku ka filluar puna nga ministria e bujqësisë.

Duke filluar nga fillimi i viti të ardhshëm nafta për prodhime bujqësore do të jepet falas pa akcizë dhe pa taksën e karbonit dhe pa taksën e qarkullimit, duhet të keni parasysh se sasi kompesuese e çmimit për sasinë e tokës së punuar do të jepet nga shteti nuk do të ketë fare nevojë për fatura, merr rimburso që kanë krijuar problematikën e naftës pa akcizë në të shkuarën, ku në shumicën e rasteve shkonte për karburant për makinat. Me këtë skemë u japim fermerëve mundësinë  të mos ketë probleme buroktratike, kanë NIPT-in, futen në platformë. Sasi që do të harxhojë për barrën 50 % mbi çmimin do të jepet falas.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama heqja e akcizes per fermeret edi rama heqja e akcizes per fermeret

Sondazh

Poll

Politike 13 Tetor 2020, 10:54

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha sqaroi edhe deklaratën e gabuar që bëri dje, kur tha se “6 në 4 biznese” ka falimentuar. Basha tha se rival...