Politike

Ambasadori Duncan Norman: Qeveria britanike e zhgënjyer për ndryshimet kushtetuese. Reforma Zgjedhore nuk ishte konsensuale

13 Tetor 2020, 11:08 Nga DOSJA
Ambasadori Duncan Norman: Qeveria britanike e zhgënjyer për ndryshimet

TIRANE-Ambasadori i Britanisë së Madhe, Duncan Norman teksa ndodhet në Korçë ka folur në lidhje me ndryshimet e fundit që kanë ndodhur në Kushtetutë.

Ai shprehet se marrëveshja e 5 Qershorit nuk ka ndryshuar e se si qeveri janë të zhgënjyer në lidhje me atë është miratuar.

Kushtetuesja ka rol të rëndësishëm për sa i përket zgjedhjeve. E rëndësishme që Gjykata Kushtetuese të formohet sa më pare. Miratimi shkoi përtej marrëveshjes së 5 qershorit. Fatkeqësisht Reforma Zgjedhore nuk ishte konsensuale. Qeveria britanike e zhgënjyer, pozicioni ynë nuk ka ndryshuar. Marrëveshja e 5 qershorit nuk ka ndryshuar.‘- ka thënë ambasadori.

Deklarata e ambasadorit të Britanisë së Madhe vjen një javë pasi parlamenti votoi ndryshimet që u miratuan në Kodin Zgjedhor. Ky miratim ka shkaktuar reagime të ashpra nga faktorët shqiptarë dhe ndërkombëtarë.  Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 97 vota ndryshimet në Kodin Zgjedhor, gjë që nuk u prit mirë nga Ambasada Amerikane, e cila i cilësoi si ndryshim të rregullave të lojës. Ndërsa zyra e Bashkimit Europian në Shqipëri ishte më e butë në reagim, duke u shprehur se ndryshimet nuk e preknin Reformën Zgjedhore.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ambasadori i britanise duncan norman ambasadori i britanise duncan norman

Sondazh

Poll

Politike 13 Tetor 2020, 10:54

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha sqaroi edhe deklaratën e gabuar që bëri dje, kur tha se “6 në 4 biznese” ka falimentuar. Basha tha se rival...