Basha: Rama po mban peng Reformën në Drejtësi! Ua kam thënë edhe ambasadorëve të huaj…
13 Tetor 2020, 11:18Nga DOSJA
TIRANE- Kryedemokrati Lulzim Basha tha se reforma në Drejtësi po mbahet peng nga kryeministri Edi Rama. Në bashkëbisedimin e sotëm me gazetarët, Basha tha se ky opinion i tiji iu është bërë i ditur edhe ambasadorëve të huaj. Shpresa për reformën në drejtësi, tha ai, është një qeveri e pakapur, teksa shtoi se kryeministri po mbron disa socialistë nga frika.
“Drejtësi me Edi Ramën nuk ka. Ua kam thënë edhe ambasadorëve. Progresin dhe suksesin e reformës në Drejtësi e mban peng kryeministri. Mjafton të shohësh rastet Tahiri, Gjiknuri, Dako. Ua thashë dhe dje, pse e mban Dakon në kryesi ai? Departamenti i Shtetit e ka vënë në listë. Pse nuk e heq? Ca është Dako? Veza e artë? Jo mo jo, është prova ai. Prandaj reforma nuk jep rezultate. Edi Rama që ka tmerr drejtësinë e pavarur. Ata që bëjnë si të gëzuar kur e shohin që ka dështuar është një arsye më shumë që 25 prilli të jetë një ditë triumfi, me këtë qeveri nuk ka për të patur drejtësi. Do të sabotojnë çdo aspekt të Reformës në Drejtësi”,-tha Basha.
TIRANË- 6 muaj para zgjedhjeve, socialistët kanë realizuar një kërkesë të hershme të fermerit shqiptar. Heqja e akcizës së naftës, është vendimi më i ri i ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama foli për ligjin antishpifje gjatë takimit të sotëm ku u disktuar lufta ndaj korrupsionit në vend. Numri një i qeverisë tha se...
TIRANE-Ambasadori i Britanisë së Madhe, Duncan Norman teksa ndodhet në Korçë ka folur në lidhje me ndryshimet e fundit që kanë ndodhur në Kushtetutë.Ai s...
TIRANË- Këtë të martë presidenti Ilir Meta ka publikuar disa vargje të Migjenit, për të cilin shprehet se është një uragan i përhershëm. Nëpërmjet tyre, kr...
TIRANE- Lulzim Basha ka denoncuar se të dy spitalet COVID-19 janë të mbushur. Në konferencën me gazetarët, Basha tha se kryeministri Edi Rama dhe qeveria merito...
Politike13 Tetor 2020, 10:54
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha sqaroi edhe deklaratën e gabuar që bëri dje, kur tha se “6 në 4 biznese” ka falimentuar. Basha tha se rival...
TIRANE- Kryedemokrati Lulzim Basha tha se po ndjek zhvillimet e grevës së naftëtarëve në Ballsh dhe shtoi se e njëjta situatë është në të gjithë Shqipërinë. Bas...
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kërkuar që korpusi i trajtimit të pacientëve me COVID-19 të zgjerohet. Edhe pse nuk e specifikoi, Spital...
TIRANE- Kryedemokrati Lulzim Basha, i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të ndihmojë qytetarët për të përballuar pandeminë COVID-19. Gjithashtu, Basha ap...
TIRANË- Ambasadorja amerikane Yuri Kim gjatë fjalës së saj në konferencën e nivelit të lartë anti-korrupsion, u ndal edhe tek Reforma në Drejtësi.Reformën ...