Aktualitet

Vrau dhe murosi Astrit Lamajn, arrestohet italiani pjesë e ‘Cosa Nostrës’, vrasja u porosit nga ish-partnerja e shqiptarit

13 Tetor 2020, 09:13 Nga DOSJA
Vrau dhe murosi Astrit Lamajn, arrestohet italiani pjesë e ‘Cosa

ITALI– Një person është vënë në pranga nga policia italiane pasi dyshohet se ka vrarë një shtetas shqiptar në vitin 2013 në zonën e Muggio në provincën e Monzës dhe Brianzës. Shqiptari, Astrit Lamaj u zhduk në janar të 2013 ndërsa trupi i tij u gjet i murosur në një apartament në Senago, në zonën, Milanese.

Personi i arrestuar është një 45 vjeçar nga Riesi, në provincën e Caltanisseta, i cili është në arrest shtëpie sepse kishte qenë pjesë e shoqatës mafioze ”Cosa Nostra”. Hetimet të koordinuara nga Prokuroria Publike Monza, filluan në 2018 pas deklaratave të një bashkëpunëtori të drejtësisë dhe nxorën në pah përfshirjen e 45 vjeçarit si autor i vrasjes.

Për vrasjen e Lamaj, i cili u zhduk në janar të 2013 nga Genova dhe u gjet i vdekur në një apartament në Sengao, janë arrestuar dhe pesë persona të tjerë në mars të 2019.

Vrasja u porosit nga një grua 64-vjeçare, një tregtare bizhuterish, e cila, në atë kohë, sipas rindërtimit të hetuesve, ishte grabitur dhe lënë nga viktima, me të cilën ajo kishte pasur një marrëdhënie.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vrasja e shqiptarit vrasja e shqiptarit

Sondazh

Poll