Aktualitet

Probleme me pasurinë dhe udhëtimet jashtë shtetit/ KPA jep sot vendimin për gjyqtarin Edmond Islamaj

17 Prill 2019, 08:09 Nga DOSJA
Probleme me pasurinë dhe udhëtimet jashtë shtetit/ KPA jep sot

TIRANË– Ditën e sotme në orën 10:00, Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të rishqyrtojë vendimin e KPK për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Edmond Islamajt.

Dhënia e vendimit u shty disa herë për t’i dhënë kohën e mjaftueshme gjyqtarit Islamaj për të paraqitur dokumentet që justifikonin shpenzimet e udhëtimeve jashtë shtetit me vulë apostolike.

Seancën e shkuar, Islamaj paraqiti një pjesë të dokumenteve origjinale të kërkuara nga trupi gjykues por të palegalizuara. Komisioni Publik deklaroi se do të shprehej për dokumentacionin vetëm pasi ai të depozitohej me vulë apostile, ashtu siç edhe parashikohet në ligj. Për të siguruar dokumentacionin e kërkuar, gjyqtari Islamaj kërkoi tri javë kohë për të marrë letrat, të cilat sipas tij ishin në proces legalizimi në shtetin italian.

Gjyqtari Edmond Islamaj u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 7 shtator. Ishte Komisioneri Publik organi që e ankimoi vendimin me argumentin se nuk ishte kryer verifikim i plotë ndaj gjyqtarit.

Sipas Florjan Ballhysës, ndaj gjyqtarit nuk ishte bërë verifikimin e nevojshëm sa i takon pasurive të paluajtshme dhe llogarive bankare.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edmond islamaj kpa kpk vetttingu edmond islamaj kpa kpk vetttingu

Sondazh

Poll