Aktualitet

Ky është i riu që qëlloi me armë shefin e bluve në Malësinë e Madhe, babai i tij disa vite më parë u largua nga radhë

12 Tetor 2020, 08:31 Nga DOSJA
Ky është i riu që qëlloi me armë shefin e bluve në

SHKODËR– Ky që shikoni në foto është Ilirjan Hasanaj, 19-vjeçari që dyshohet se qëlloi me armë zjarri ndaj shefit të Policisë Bashkiake të Policisë së Madhe.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se i riu nuk ka lidhje farefisnore me dy të plagosurit,  Mentor Hasanaj dhe Xhelal Hasanaj, edhe pse kanë të njëjtin mbiemër.

Po kështu, 19-vjeçari është djali i Arben Hasanajt, ish-polici i Kufirit i cili prej tre vitesh është larguar nga vendi. Nuk dihet ende shkaku që e kanë shtyrë, të riun të qëllojë me armë drejt shefit të bluve.

Atentati mesditën e djeshme:

Mesditën e djeshme rreth orës 12:00, një person me motor iu afrua mjetit të shefit të Policisë, dhe shtiu me breshëri plumbash. Nga sulmi me armë zjarri mbetën të plagosur shefi i Policisë dhe babai i tij 74-vjeçar, Xhelali. Bashkë me ta në makinë ka qënë edhe bashkëshortja e shefit, Vjollca Hasanaj 28-vjeç. Që prej mesditës së djeshme, dy të plagosurit janë sjellë drejt Urgjencës në Tiranë, ku shefit Hasanaj i kanë hequr dy nga tre plumba, në kokë dhe në hundë. Mjekët kanë mundur t’i heqin plumbin nga hunda dhe njërin që kishte në kokë, ndërsa tjetri ka mbetur në kafkë edhe pse Hasanaj është i vetëdijshëm. Por babai i tij ndodhet në gjendje të rëndë, pasi ka marrë dy plumba në gjoks. Vetë Mentor Hasanaj ka deklaruar se nuk ka konflikte me asnjë njeri.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat shefit te policise ne malesine e madhe ilirjan hasanaj atentat shefit te policise ne malesine e madhe ilirjan hasanaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Tetor 2020, 06:27

ELBASAN- Jorgo Leku, i cili u arrestua një ditë më parë nga policia greke për vrasjen e Gentjan Beqirit dhe babait të tij, Nezir Beqiri,  dyshohet se është edhe...