Aktualitet

ME FOTO/ Ky është motori që përdori 19-vjeçari gjatë atentatit ndaj shefit të Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe

12 Tetor 2020, 08:10 Nga DOSJA
ME FOTO/ Ky është motori që përdori 19-vjeçari

SHKODËR- Ky që shikoni në foto është motori që 19-vjeçari Ilirjan Hasanaj përdori gjatë atentatit të djeshëm në Shkodër. Uniformat blu bëjnë me dije se ky mjet u gjet në vendin e quajtur Livadhe dhe nuk kishte targa. Ndërkohë në vendngjarje është gjetur një skafandër dhe sende të tjera që ishin përdorur nga autori i ngjarjes.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e djeshme në Shkodër, ku një persn me motor iu afrua  mjetit të shefit të Policisë, dhe shtiu me breshëri plumbash. Nga sulmi me armë zjarri kanë mbetur të plagosur shefi i Policisë dhe babai i tij 74-vjeçar, Xhelali. Bashkë me ta në makinë ka qënë edhe bashkëshortja e shefit, Vjollca Hasanaj 28-vjeç. Që prej mesditës së djeshme, dy të plagosurit janë sjellë drejt Urgjencës në Tiranë, ku shefit Hasanaj i kanë hequr dy nga tre plumba, në kokë dhe në hundë.

Mjekët kanë mundur t’i heqin plumbin nga hunda dhe njërin që kishte në kokë, ndërsa tjetri ka mbetur në kafkë edhe pse Hasanaj është i vetëdijshëm. Por babai i tij ndodhet në gjendje të rëndë, pasi ka marrë dy plumba në gjoks. Vetë Mentor Hasanaj ka deklaruar se nuk ka konflikte me asnjë njeri.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat shefit te policise ne malesine e madhe ilirjan hasanaj atentat shefit te policise ne malesine e madhe ilirjan hasanaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Tetor 2020, 06:27

ELBASAN- Jorgo Leku, i cili u arrestua një ditë më parë nga policia greke për vrasjen e Gentjan Beqirit dhe babait të tij, Nezir Beqiri,  dyshohet se është edhe...