Aktualitet

Atentati ndaj shefit të Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe, shpallet në kërkim 19-vjeçari (EMRI)

12 Tetor 2020, 08:00 Nga DOSJA
Atentati ndaj shefit të Policisë Bashkiake në Malësinë

SHKODËR- Policia ka identifikuar autorin e atentatit të djeshëm në Shkodër, ku mbetën të plagosur Mentor Hasanaj 37-vjeç dhe babai i tij Xhelal Hasanaj 74-vjeç.  Unfiromat blu bëjnë me dije se është shpallur në kërkim 19-vjeçari Ilirjan Hasanaj, i cili është banues në lagjen “Teqe” në Shkodër. Ndërkohë policia ka sekuestruar motorin pa targa, të cilin i riu përdori gjatë atentatit.

Mjeti është gjetur në vendin e quajtur Livadhe, ku është sekuestruar edhe një skafandër dhe sende të tjera, që i përkasin autorit.

Njoftimi i Policisë: 

Identifikohet me prova shkencore e biologjike autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur dje më datë 11.10.2020, ku mbetën të plagosur rëndë shtetasit M. H. dhe Xh. H. Shpallet në kërkim 19-vjeçari I. H. Sekuestrohet motomjeti i përdorur gjatë kryerjes së krimit dhe prova të tjera materiale. Strukturat e DVP Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, falë reagimit të shpejtë e profesional, në vijim të hetimeve kanë bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, shtetasit I. H. 19 vjeç, banues në lagjen “Tepe”, Shkodër.

Ky shtetas, më datë 11.10.2020, në orën 12:30, në aksin rrugor Shkodër-Malësi e Madhe, te rrethrrotullimi i “5 Heronjve”, ka qëlluar me armë zjarri dhe ka plagosur rëndë shtetasit M. H. 39 vjeç banues në Grudë Fushë, Malësi e Madhe, me detyre përgjegjës i Policisë Bashkiake Malësi e Madhe dhe shtetasin Xh. H., 74 vjeç, banues në Grudë Fushë, Malësi e Madhe, të cilët po udhëtonin nga Shkodra drejt Malësisë së Madhe, me automjetin tip “Skoda”, në pronësi të Bashkisë Malësi e Madhe. Gjithashtu, falë reagimit në kohë, rrethimit të zonës dhe kontrollit të imtësishëm të territorit, shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur Livadhe, kanë gjetur motomjetin pa targa, një skafandër dhe sende të tjera që ishin përdorur nga autori i ngjarjes.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me ata të Malësisë së Madhe, vijojnë intensivisht punën për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat hetimore të DVP Shkodër po vijojnë punën për zbardhjen e shkakut të kësaj ngjarjeje. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasja e më shumë se një personi” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e djeshme, ku Mentor Hasanaj u plagos me armë   zjarri teksa po udhëtonte bashkë me gruan dhe babanë e tij. I plagosur ka mbetur edhe ky i fundit. Të dy ndodhen në gjendje të rëndë në Tiranë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat shefit te policise ne malesine e madhe ilirjan atentat shefit te policise ne malesine e madhe ilirjan

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Tetor 2020, 06:27

ELBASAN- Jorgo Leku, i cili u arrestua një ditë më parë nga policia greke për vrasjen e Gentjan Beqirit dhe babait të tij, Nezir Beqiri,  dyshohet se është edhe...