Aktualitet

Naftëtarët e Ballshit marshojnë drejt Bashkisë së Fierit, paralajmërojnë bllokim rrugësh: Nuk ka asnjë reagim, na vret

12 Tetor 2020, 07:53 Nga DOSJA
Naftëtarët e Ballshit marshojnë drejt Bashkisë së

BALLSH-Naftëtarët e Ballshit kanë dalë ditën e sotme në protestë duke marshuar drejt Bashkisë së Fierit. Ata kanë paralajmëruar se do të bllokojnë rrugën kryesore.

Ata shprehen se nuk kanë marrë asnjë reagim nga qeveria e së ndihen shumë të rënduar në lidhje me situatën e krijuar. Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj është shprehur se nëse ende nuk do të ketë një reagim nga shteti, atëherë ditën e nesërme grevistët do të hyjnë në ambientet e rafinerisë.

“Unë do të bëj një thirrje. Ku është privati sot. Ku është kompania që administron rafinerinë. Nesër do dalim nga greva dhe do t’i tregojmë shtetit që rafineria është e jona. Na vret përgjigjia tallëse. Nesër ne do të hyjmë në rafineri të shohim ata dollapët tonë. Ne do të shkojmë në drejtim të qytetit, e kemi të drejtë legjitime. Nëse do të na gjenin në shkelje, nuk e di se si do të reagonte shteti” – tha Dautaj.

Naftëtarët kërkojnë pagat e prapambetura dhe rifillimin e punës.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet naftëtarët e ballshit naftetaret e ballshit ne greve urie naftetaret e ballshit ne proteste naftëtarët e ballshit naftetaret e ballshit ne greve urie naftetaret e ballshit ne proteste

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Tetor 2020, 06:27

ELBASAN- Jorgo Leku, i cili u arrestua një ditë më parë nga policia greke për vrasjen e Gentjan Beqirit dhe babait të tij, Nezir Beqiri,  dyshohet se është edhe...