Sport

Në Turqi nuk duan t’ia dijnë për koronavirusin, Federata njofton rikthimin e tifozëve në stadiume

10 Tetor 2020, 20:59 Nga DOSJA
Në Turqi nuk duan t’ia dijnë për koronavirusin, Federata

TURQI-Në Turqi pritet të rikthehen tifozët. Federata turke bën të ditur se në stadium do të jenë 50% e tifozëve, ndryshe nga kampionatet e tjera që maksimumi i lejuar është në 20%. Ky është një vendim drastik, nisur edhe nga deklaratat e një muaji më parë ku u tha se faza e parë do të luhet pa praninë e tifozëve.

Kampionati turk ishte ndër të fundit që u ndal në marsin e kaluar si pasojë e COVID-19, për t’u rikthyer më pas si në vendet e tjera me shkallaret e boshatisura plotësisht. Disa lojtarë e trajnerë në Turqi rezultuan pozitiv me COVID pavarësisht masave që u morën, por aktiviteti u mbyll rregullisht e rifilloi në muajin shtator.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport federata turke superliga turke turqi federata turke superliga turke turqi

Sondazh

Poll

Sport 10 Tetor 2020, 15:57

Reja: Kam besim tek skuadra, do marrim maksimumin

KAZAKISTAN – Pasi ka zhvilluar dy seanca stërvitore në Almati të Kazakistanit, kombëtarja kuqezi është gati për ndeshjen ndaj Kazakistanit. Në kofnerecnën e fun...

Sport 10 Tetor 2020, 15:16

KOSOVË-Pas Amir Rrahmanit dhe Vedat Muriqit, edhe titullari tjetër i Kosovës, Milot Rashica reagoi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku sqaroi arsy...