Sport

FOTO/ Shpejtësia i merr jetën pilotes 21-vjeçare, spanjollja garonte në garat e Rally Vidreiro

10 Tetor 2020, 17:15 Nga DOSJA
FOTO/ Shpejtësia i merr jetën pilotes 21-vjeçare, spanjollja

PORTUGALI-Valencian Laura Salvo bashkë-pilotja spanjolle e garave “Rally” ka vdekur në një aksident të rëndë në fazat e para të garës Rally Vidreiro në Portugali. Makina drejtohej nga Miguel Socias, me pilotin që doli nga rruga me shpejtësi në terrenin e thyer dhe u përplas me një mjet tjetër. Mjekët nxituan dhe erdhën në vendgjarje për dy minuta, por spanjollja kishte ndërruar jetë.

Komandanti i zjarrfikësve vullnetarë Vítor Graça, tha për Mundo Deportivo se makina pati probleme rreth 500/600 metra nga fillimi i seksionit të parë, kur goditi një pemë pishe. Skuadra Peugeot Sport ku spanjollja ishte pjesë e skuderisë shkruante: Peugeot Sport shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e miqtë e bashkë-pilotes Laura Salva, e cila vdiq mëngjesin e sotëm në garën e Rally Vidreio Centro në Portugali.

”Salva konkurronte bashkë me Socias në kampionatin Suzuki Sëift Cup. Ajo kishte nisur sezonin 2020 me një fitore impresionuese në garën e Rally del Bierzo. Motra e saj Maria Salvo, është gjithashtu pilote profesioniste rally.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport rrally valencian laura salvo rrally valencian laura salvo

Sondazh

Poll

Sport 10 Tetor 2020, 15:57

Reja: Kam besim tek skuadra, do marrim maksimumin

KAZAKISTAN – Pasi ka zhvilluar dy seanca stërvitore në Almati të Kazakistanit, kombëtarja kuqezi është gati për ndeshjen ndaj Kazakistanit. Në kofnerecnën e fun...

Sport 10 Tetor 2020, 15:16

KOSOVË-Pas Amir Rrahmanit dhe Vedat Muriqit, edhe titullari tjetër i Kosovës, Milot Rashica reagoi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku sqaroi arsy...