Sport

E mbani mend Robinhon? Pranon të luajë për 1 euro e 53 cent në muaj për skuadrën e zemrës

10 Tetor 2020, 16:38 Nga DOSJA
E mbani mend Robinhon? Pranon të luajë për 1 euro e 53 cent

BRAZIL-I lindur dhe i formuar në ekipin e Santosit, Robinho do të bënte hapin në kualitet duke u transferuar tek skuadra e Real Madrid. I cilësuar si Pele i ri, sulmuesi brazilian perëndoi shumë shspejt dhe më pas filloi duke u transferuar në skuadra si Manchester City, Milan, Antalyaspor apo edhe së fundmi te Basakseir në Turqi.

Tani ai është 36 vjeç dhe lojtari kërkon që karrierën e tij ta mbyllë në skuadrën ku ai u formula. Për ta bërë këtë braziliani kërkon që të paguhet 1 euro e 53 cent në muaj. Më pas paga do të prekë 60% të shumës dhe pas marsit do të përfitohet e plotë, për dy vitet e ardhshme.

Megjithëse këto shuma që do të përfitohen nuk janë mësuar ende pasi agjentja e lojtarit Marisa Alija, ka kontaktuar me klubin dhe thotë se marrëveshja mund të nënshkruhet në ditët në vijim. Santos po vuan nga problemet financiare pasi FIFA ka gjobitur klubin brazilian për shkak të borxhit që kishte ndaj skuadrës gjermane Hamburg për transferimin e lojtarit Cleber Reis. Robinho ka shënuar 109 gola në 246 ndeshje për Santos si dhe ka fituar dy tituj kampion në 2002 dhe 2004.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport milan real madrid robinho santos milan real madrid robinho santos

Sondazh

Poll

Sport 10 Tetor 2020, 15:57

Reja: Kam besim tek skuadra, do marrim maksimumin

KAZAKISTAN – Pasi ka zhvilluar dy seanca stërvitore në Almati të Kazakistanit, kombëtarja kuqezi është gati për ndeshjen ndaj Kazakistanit. Në kofnerecnën e fun...

Sport 10 Tetor 2020, 15:16

KOSOVË-Pas Amir Rrahmanit dhe Vedat Muriqit, edhe titullari tjetër i Kosovës, Milot Rashica reagoi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku sqaroi arsy...

Sport 10 Tetor 2020, 12:15

Kuqezinjtë gati për Kazakistanin

KAZAKISTAN – Kombëtarja kuqezi ka zhvilluar mëngjesin e së shtunës një seancë të lehtë stërvitore në Almati të Kazakistanit në prag të ndeshjes së Nations Leagu...