Sport

Ibrahimovic “mund” Covid-in, gati për derbin

9 Tetor 2020, 21:26 Nga DOSJA
Ibrahimovic “mund” Covid-in, gati për derbin

ITALI – Sulmuesi i Milanit, Zllatan Ibahimovic ka njoftuar zyrtarisht tifozerinë e tij dhe publikun për shërimin e tij nga Covid-19. Këtë herë njoftimin ai e ka bërë në gjuhën italiane në rrjetet e tij socile ku ka publikuar mesazhin e ardhur nga organet shëndetësore: “I shëruar! Autoriteti shëndetësore ju njofton se karantina juaj ka përfunduar”. Poshtë këtij mesazhi ylli suedez i Milanit ka përdorur edhe një hashtag që i përshtatet mënyrës së reagimit të tij shpesh herë kur gjendet i mërzitur apo i besdisur nga dicka #fuckcovid19 #godiscomingforyou.

 

Sei guarito!

Autorità sanitarie avvertite, la quarantena è finita.
Puoi uscire! #fuckcovid19 #godiscomingforyou

— Zlatan Ibrahimović (@Ibra_official) October 9, 2020

Pak minuta nga postimi i tij ka ardhur edhe njoftimi zyrtar i klubit të Milanit ku mes të tjerave shpreh kënaqësinë për ta patur gjigandin e sulmit në ndeshjen derbi ndaj Interit. “Zllatan është gati të rikthehet dhe ndihet më i karikuar se kurrë.”

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport calcio covid-19 football ibra_official milan zlatan ibrahimovic calcio covid-19 football ibra_official milan zlatan ibrahimovic

Sondazh

Poll