Sport

Ronaldo thyen karantinën, “braktis” Juventusin për kombëtaren

9 Tetor 2020, 19:04 Nga DOSJA
Ronaldo thyen karantinën, “braktis” Juventusin për

PORTUGALI – Pandemia COVID-19 vazhdon të krijojë problem në futboll jo vetëm me infektimin por edhe me kushtet që klubet dhe lojtarët duhet të respektojnë. Skuadra e Juventusit është një prej disa klubeve në Itali së cilës i është kërkuar karantina pasi ishin identifikuar pozitivë me Koronavirus dy anëtarë të klubit bardhezi edhe pse jo pjesë e grupit të lojtarëve. Megjithatë ajo ka bërë më tepër zhurmë ka qenë thyerja e karantinës nga disa futbollistë përfshirë këtu edhe yllin portugez të kampionëve të Italisë Cristiano Ronaldo, veprim që u pasua ngalojtarët e tjerë si  Rodrigo Bentancur, Gigi Buffon, Juan Cuadrado, Danilo, Merih Demiral dhe Paulo Dybala. Për këtë veprim ka nisur edhe një hetim nga prokuroria.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Cristiano Ronaldo ishte i pari që la izolimin. Portugezi mësohet se u ka ngritur zërin drejtuesve, të dielën në mbrëmje, para të gjithë shokëve të tij të skuadrës.

Pse u acarua “ylli” portugez? Juventusi, siç u shpjegua, duhet të kishte qëndruar në izolim në “J Hotel” derisa të jepej “OK” nga autoritetet shëndetësore në  Torinos. Cristiano e konsideroi absolutisht të padrejtë kur u njoftua që duhet të ëqndronte në izolim dhe si rrjedhojë të mos ishte në gjendje t’i përgjigjej thirrjes së Portugalisë, pavarësisht një tamponi të parë negativ. Kjo i mjaftoi atij që të vendoste të largohej drejt vendit të tij që t’i bashkohej përfaqësueses.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport juventus portugali ronaldo juventus portugali ronaldo

Sondazh

Poll