Sport

Ishin në vijën e parë të luftës kundër COVID-19, Marcus Rashford dhe Joe Wicks marrin çmimin e njohur nga Mbretëresha

10 Tetor 2020, 08:44 Nga DOSJA
Ishin në vijën e parë të luftës kundër COVID-19,

ANGLI-Futbollisti i Manchester United, Marcus Rashford dhe trajneri i fitnesit Joe Wicks janë personazhet e sportit që janë nderuar nga Mbretëresha me çmimin “Urdhri i Perandorisë Britanike”, kjo për arsye se dy personazhet e sportit ishin në vijën e parë të luftës kundër koronavirusit dhe mblodhën fonde për njerëzit në nevojë.

Lista zakonisht botohet në qershor, kur Mbretëresha feston ditëlindjen e saj zyrtare, por ajo u shty në mënyrë që individët të cilët luajtën rol vendimtar të mund të vazhdonin bamirësinë e tyre. Rashford ka mbledhur fonde që i jep mundësi shoqatës “FareShare” të shërbejë 3 milionë vakte për personat në nevojë. Kur u pezullua Premier League, sulmuesi 22-vjeçar filloi të bashkëpunonte me “FareShare”, e angazhuar kundër shpërdorimit të ushqimit dhe kequshqyerjes, me synim ardhjen në ndihmë fëmijëve në nevojë, duke u siguruar vakte në mensa, pas mbylljes së shkollave nga COVID-19.

Sulmuesi i “Djajve të Kuq” tha se ai mori përsipër këtë lloj ndihme pasi ishte rritur me shumë mundime nga nena e tij, e cila duhej të punonte me orë të gjata për t’u siguruar ushqimin. Ndërkohë trajneri i fitnesit Ëicks, drejtoi seanca falas çdo ditë në javë për fëmijët dhe prindërit në mënyrë që të ishin në gjendje sa më të mirë.

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport manchester united marcus rashford manchester united marcus rashford

Sondazh

Poll

Sport 9 Tetor 2020, 21:26

Ibrahimovic “mund” Covid-in, gati për derbin

ITALI – Sulmuesi i Milanit, Zllatan Ibahimovic ka njoftuar zyrtarisht tifozerinë e tij dhe publikun për shërimin e tij nga Covid-19. Këtë herë njoftimin ai e ka...