Sport

Nuk ka protestë në kryeministri, Liga Profesioniste do të mblidhet ditë tjetër për të caktuar hapin e rradhës

9 Tetor 2020, 15:02 Nga DOSJA
Nuk ka protestë në kryeministri, Liga Profesioniste do të

TIRANË– Nuk ka protestë në kryeministri! Ditën e shtunë ishte programuar që Liga Profesioniste do të organizonte një tubim,por që në fakt nuk do të zhvillohet. Sipas burimeve të fundit policia e shtetit nuk u ka dhënë leje klubeve të Kategorisë Superiore për të demonstruar pakënaqësinë ndaj refuzimit të qeverisë për plotësimin e 4 kërkesave primare të ndryshimeve ligjore për ekonominë e sportit shqiptar.

Sipas burimeve, në këtë situatë, Liga Profesioniste do të mblidhet ditën e hënë për të përcaktuar hapin e radhës. Kërkesat e Ligës së Futbollit për qeverinë janë miratimi i një ligji për sponsorizimet sipas propozimit të klubeve, përfshirjen e çdo aktiviteti ekonomik të futbollit në TVSH-në e reduktuar në masën 6 për qind, anulimin e gjobave e kamatëvonesave për detyrimet fiskale të prapambetura, dhe përjashtimin nga tatimi të të ardhurave të futbollistëve me 10 vjet, jo me 2 vjet sipas vendimit të qeverisë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fshf liga profesioniste fshf liga profesioniste

Sondazh

Poll