Politike

“Jam Tatjana”/ Denoncimi i gruas tek njësia 4, Bashkia Tiranë i përgjigjet PD: I vodhët identitetin, nuk është Fatime

10 Tetor 2020, 09:59 Nga DOSJA
“Jam Tatjana”/ Denoncimi i gruas tek njësia 4, Bashkia

TIRANË- Bashkia Tiranë i është përgjigjur zëdhënëses së Partisë Demokratike pas denoncimit se banorja e njësisë 4., Fatime Joca ende nuk ka marrë ndihmë nga shteti. Në një reagim për mediat, zyra e shtypit në Bashkinë e Tiranës, bën me dije se PD ka sajuar një kronikë qesharake. Sipas Bashkisë Tiranë, gruaja në video nuk është Fatime Joca por Tatjana Lake. Sipas Bashkisë Tiranë, gruaja në video nuk është as pronare e shtëpisë, dhe se as Tatjana Lake as Fatime Joca nuk kanë aplikuar në programin e rindërtimit. Bashkia ka sjellë edhe një video, ku një grua pohon se nuk është Fatimja, por ka dalë në videon e publikuar nga PD. “Po pra, Fatimja nuk është këtu. Në video dal unë, dola se është shtëpia e Fatimes”-thotë gruaja në videon e publikuar nga Bashkia. 

“Është po kaq absurde sesi kjo parti vazhdon t’u propozojë qytetarëve të Tiranës vetëm një alternativë, atë të shpifjes, mashtrimit dhe të përdorimit të fatkeqësisë së tërmetit. Dje, për të shtatën herë radhazi, spikerja e PD-së publikoi një mashtrim sa qesharak, po aq edhe të frikshëm për nivelin se ku ka përfunduar Partia Demokratike. Në përpjekje për të përfituar me tërmetet e 21 shtatorit dhe 26 nëntorit, dy nga fatkeqësitë më të mëdha që kanë prekur vendin vitet e fundit, spikerja e PD-së shpërndau dje për mediat, një kronikë qesharake të sajuar e të montuar disa ditë më parë, ku shfaqej me zë dhe figurë një zonjë që pretendonte se quhej Fatime Joca, e cila deklaroi se nuk ishte ndihmuar nga Bashkia e Tiranës pas tërmetit të 21 shtatorit. Në fakt, zonja të cilën Partia Demokratike e Lulzim Bashës e prezantoi në publik si Fatime Joca, në të vërtetë quhet Tatjana Lake. Madje, Tatjana nuk është as pronare e shtëpisë për të cilën spikerja e PD-së pretendon se nuk është futur në procesin e dëmshpërblimit për t’u riparuar dhe s’ka si të aplikojë për një banesë që s’është e saja. Për më tepër, as znj. Fatime dhe as znj. Tatjana nuk kanë aplikuar ndonjëherë pranë zyrave të Njësisë Administrative nr. 4 për t’u bërë pjesë e programit të rindërtimit” , thuhet në reagimin e bashkisë.

Bashikia akuzon kryetarin e PD dhe zëdhënesen Ina Zhupa, se kanë montuar një video të rremë.

“Nuk e kuptojmë se çfarë e ka shtyrë Lulzim Bashën dhe spikeren e PD-së, përveç dëshpërimit, të gënjejnë për herë të shtatë dhe kaq shëmtuar qytetarët e Tiranës. Megjithatë, shprehim keqardhjen për degradimin e PD-së në një parti montatore dhe i sugjerojmë të mos i turpërojë më shumë seç i ka turpëruar qytetarët që përdor në montimet e sajuara në SHQUP. E vërteta është se Qeveria dhe Bashkia e Tiranës nuk kanë lënë pa ndihmuar as edhe një familje që është prekur nga tërmetet e shtatorit dhe nëntorit. E vërteta është se, Qeveria dhe Bashkia, me mbylljen e të gjitha dëmshpërblimeve dhe rindërtimin e të gjitha shtëpive që u prekën nga tërmeti i 21 shtatorit, po vijojnë me të njëjtin ritëm për mbylljen me sukses edhe të procesit për tërmetin e 26 nëntorit. E vërteta është se qytetarët e Tiranës nuk e votojnë më Lulzim Bashën”, thuhet në reagimin e Bashkisë.

Në denoncimin dje në PD, gruaja në pamje e prezantuar si Fatime Joca thotë se pavarësisht kërkesave të shumta që u ka bërë dhe institucioneve përkatëse, nuk ka gjetur zgjidhje akoma. Më tej ajo shprehet se dimri po vjen dhe me shtëpinë e dëmtuar është e pamudur të përballohet i ftohti dhe lagështirat.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike fatime joca mashtrimi i pd rindertimi pas termetit tatjana lake fatime joca mashtrimi i pd rindertimi pas termetit tatjana lake

Sondazh

Poll