Aktualitet

Kapen me 4.5 kg lëndë narkotike, arrestohen 2 persona në Fier, droga e paketuar gati për shitje

10 Tetor 2020, 10:14 Nga DOSJA
Kapen me 4.5 kg lëndë narkotike, arrestohen 2 persona në Fier,

FIER– Policia e Fierit në kuadër të operaciont të koduar “Rotondo e parkut”  ka arrestuar në flagrancë dy persona, pasi u kapën me lëndë narkotike në makinë.

Blutë bëjnë me dije se në pranga kanë rënë A. P., 50 vjeç, dhe P. R., 55 vjeç, të dy  banues në Fier. Policia bënë të ditur se shtetasit këta u kapën me automjetin tip “Honday”, duke transportuar 4.5 kg lëndë narkotike e cila ishte e paketuar dhe gati për shitje.

Njoftimi i Policisw

Policia ka finalizuar me sukses një tjetër operacion antidrogë, pas një hetimi disa mujor. Operacioni policor i koduar “Porosia”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. Sekuestrohen 4.5 kg lëndë narkotike cannabis sativa, në pranga 2 shtetasit që ushtronin këtë veprimtari kriminale. Në vijim të punës për parandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, pas një hetimi disa mujor, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Porosia”, gjatë të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: P., 50 vjeç, banues në Fier,R., 55 vjeç, banues në Fier. Si rezultat i operacionit, në vendin e quajtur “Rotondo e parkut” , Fier, këta shtetas u kapën me automjetin tip “Honday”, duke transportuar 4.5 kg lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, e paketuar, gati për shitje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 2 persona në fier arrestohen 2 persona në fier

Sondazh

Poll