Aktualitet

Kapet me armë zjarri dhe lëndë narkotike/ Arrestohet 65-vjeçari në Mirditë

10 Tetor 2020, 08:19 Nga DOSJA
Kapet me armë zjarri dhe lëndë narkotike/ Arrestohet

MIRDITË– Një 65-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia në Mirditë. Blutë kanë bërë të se në pranga ka rënë shtetasi P. B pasi në banesën e tij, fshatin Gëziq, Mirditë, gjatë kontrollit janë gjetur lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe një armë zjarri pushkë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje.

NJOFTIMI

Mirditë Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Arrestohet në flagrancë një 65-vjeçar. Sekuestrohen lëndë narkotike dhe një armë zjarri. Shërbimet policore në DVP Lezhë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje, pas informacioneve të siguruara në rrugë policore se një shtetas posedonte lëndë narkotike dhe​ armë zjarri në banesë, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit P. B., në fshatin Gëziq, Mirditë. Gjatë kontrollit të ushtruar u gjetën një sasi lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe një armë zjarri pushkë. Në vijim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. B., 65 vjeç, banues në Gëziq, Mirditë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje. 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 65 vjecari ne mirdite arrestohet 65 vjecari ne mirdite

Sondazh

Poll