Aktualitet

Grevë urie dhe protestë/ Naftëtarët e Ballshit nuk ndalen, jashtë dyerve të uzinës mblidhen të tjerë mbështetës, me p

10 Tetor 2020, 07:40 Nga DOSJA
Grevë urie dhe protestë/ Naftëtarët e Ballshit nuk ndalen,

BALLSH– Naftëtarët e Ballshit vijojnë grevën e urisë në ditën e tyre të 13-të pasi nuk kanë një reagim nga qeveria për pagat e pamarra prej disa muajsh dhe për rifillimin e punës. Dhjetë grevistë vijojnë të jenë të ngujuar brenda uzinës e gjendja e tyre shëndetësore nuk është aspak e mirë.

Krahas grevës së urisë në rafineritë e Ballshit po zhvillohet edhe një protestë. Në hyrje të portës është vendosur pankarta “Uzina e jona, duam lekët tona”. Ata kërkojnë zgjidhjen e problemit të tyre  që ka të bëjë me pagat e prapambetura dhe rikthimin e punës në rafineri.

Kujtojmë se ditën e djeshme, kreu i sindikatës Sokol Dautaj ka pasur luhatje të tensionit duke e detyruar të shkojë drejt spitalit me mjete private, pa pranuar ndihmën e stafit mjekësor në mjediset e grevës.

Naftëtarët prej disa muajsh protestonin për të marrë pagat e tyre, por zëri i tyre nuk është dëgjuar dhe kështu morën aktin ekstrem. Pas mbylljes së rafinerisë që administrohet nga “Tosk Energji”, janë më shumë se 800 punëtorë që kanë mbetur pa punë. Disa jave më parë ata protestuan edhe para ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe kërkuan takim me ministren Balluku, por kjo e fundit nuk i priti në zyrë. Kështu që ata vendosën që të nisnin grevën brenda ambienteve të rafinerisë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet naftetaret e ballshit ne greve urie naftetaret e ballshit ne proteste naftetaret e ballshit ne greve urie naftetaret e ballshit ne proteste

Sondazh

Poll