Arrestohet ‘hakeri’ 45-vjeçar, merrte kodet në telefonat e qytetarëve, kryente përgjime të paligjshme të të dhënave
10 Tetor 2020, 07:30Nga DOSJA
TIRANE– Policia njofton për arrestimin në Tiranë të një 45 vjeçari i cili dyshohet se kryente përgjime të paligjshme të të dhënave kompjuterike si dhe ndërhynte në sisteme kompjuterike.
Gjatë kontrollit të banesës dhe kontrollit të këtij shtetasi, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 4 telefona celularë, një USB, 3 dokumente udhëtimi, 10 karta sim dhe dokumente të tjera të ndryshme.
Njoftimi i Policisë së Shtetit
Finalizohet operacioni policor i koduar “Hija”.
Operacioni nga Njësia për Hetimin e Krimit Kibernetik në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.
Më datë 09.10.2020, nga “Njësia C – Hetimi i krimeve kibernetike“ në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, u realizua operacioni policor i koduar “Hija”.
Pas një hetimi të shpejtë duke vlerësuar maksimalisht situatën kriminale të krijuar dhe në kuadër të parandalimit të përshkallëzimit të situatës kriminale për veprat penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, si dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve”, si rezultat i operacionit u ndalua shtetasi i huaj:
B.P., 45 vjeç (Për arsye hetimore nuk jepen të dhëna të tjera). Ky shtetas dyshohet se ka konsumuar veprat penale të përmendura më lart.
Materiali hetimor i administruar nga “Njësia e hetimit të krimeve kibernetike“ kishte të bënte me dyshime të arsyeshme se ky shtetas, nëpërmjet veprimeve të ndryshme, kryente komunikime nëpërmjet një aplikacioni mesazhimi në rrjet, të cilin e përdorte duke e lidhur me numrat e telefonave celular të shtetasve të tjerë.
Pas këtij veprimi, ky shtetas siguronte kodin e verifikimit të aplikacionit në forma të ndryshme nga këta shtetas, duke vënë në funksionim aplikacionin në aparatet e tij kompjuterike. Gjatë kontrollit të banesës dhe kontrollit të këtij shtetasi, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 4 telefona celularë, një USB, 3 dokumente udhëtimi, 10 karta sim dhe dokumente të tjera të ndryshme. Aktualisht po punohet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal dhe personat që mund të jenë të lidhur me këtë shtetas. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vazhdimin e veprimeve të mëtejshme hetimore dhe procedurale
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE– Një sulm me armë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës. Eshtë qëlluar me armë një prej bizneseve në atë zonë.Një mjet tip “Benz” dys...
MALESI E MADHE- Familja e Rrok Pepajt është ngujuar në banesë nga frika e ndonjë hakmarrjeje të mundshme, pas gjetjes së trupave të pajetë të Vilsonit dhe Kleme...
ITALI– Policia italiane ka ekzekutuar 23 urdhër arreste të personave të përfshirë në trafikun e paligjshëm të lëndëve narkotike.Masat e sigurisë u lëshuan...
BULQIZE– Një familje në Valikardh të Bulqizës po përballet me një ngjarje të frikshme. Pasi gjetën të vrarë djalin e tyre në 20 gusht të këtij viti, varri...
TIRANË-Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al dhe TvKlan kanë në faqe të parë Asamblenë e Partisë Soci...
TIRANE– Mëngjesi i sotëm do të vijojë me kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën lindore të vendit.Bregdeti do të përfshihet nga vranësira të shpeshta dhe ...
TIRANË–Prej vitesh banorët e Kamzës janë furnizuar me ujë të pijshëm nga UKT, por së fundmi Bashkia Kamëz po investon me rrjetin e ri. Mirëpo, ky pro...
GREQI- Një 35-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në Akrotiri. Sipas mediave greke, ai ishte munduar të futej në një vilë për të vjedhur, por duke u mu...