Fshehu në çantë 25.500 euro të padeklaruara, kapet 43-vjeçarja në Kakavijë, sekuestrohet shuma e parave
10 Tetor 2020, 07:23Nga DOSJA
TIRANË– Policia rrugore mëngjesin e ditës së sotme i ka kanë sekuestruar një 43- vjeçarje 25 500 euro të padeklaruara. Policia bën të ditur se shtetasja S. R. nga Himara tashmë po procedohet penalisht. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet doganore, gjetën të fshehura në çantën e shtetases shumën e parave, të cilat 43 vjeçarja i kishte deklaruar.
NJOFTIMI I POLICISË
Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Si rezultat i kontrolleve, Policia Kufitare brenda pak orësh goditi rastin e dytë të mosdeklarimit të të hollave në kufi. Sekuestrohen 25 500 euro. Procedohet penalisht 43-vjeçarja, poseduesja e shumës monetare. Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kaluan për kontroll në vijën e dytë, shtetasen S. R., 43 vjeçe, lindur në Himarë dhe rezidente në Greqi, e cila udhëtonte me automjet së bashku me bashkëshortin e saj. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet doganore, gjetën të fshehura në çantën e shtetases S. R., 25 500 euro, të cilat shtetasja e mësipërme nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasja S. R., për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Më herët shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavije goditën një tjetër rast të mosdeklarimit të të hollavae në kufi, duke sekuestruar 30 800 euro dhe proceduar penalisht shtetasin C. Z., 64 vjeç, lindur në Himarë dhe rezident në Greqi.
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE– Një sulm me armë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës. Eshtë qëlluar me armë një prej bizneseve në atë zonë.Një mjet tip “Benz” dys...
MALESI E MADHE- Familja e Rrok Pepajt është ngujuar në banesë nga frika e ndonjë hakmarrjeje të mundshme, pas gjetjes së trupave të pajetë të Vilsonit dhe Kleme...
ITALI– Policia italiane ka ekzekutuar 23 urdhër arreste të personave të përfshirë në trafikun e paligjshëm të lëndëve narkotike.Masat e sigurisë u lëshuan...
BULQIZE– Një familje në Valikardh të Bulqizës po përballet me një ngjarje të frikshme. Pasi gjetën të vrarë djalin e tyre në 20 gusht të këtij viti, varri...
TIRANË-Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al dhe TvKlan kanë në faqe të parë Asamblenë e Partisë Soci...
TIRANE– Mëngjesi i sotëm do të vijojë me kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën lindore të vendit.Bregdeti do të përfshihet nga vranësira të shpeshta dhe ...
TIRANË–Prej vitesh banorët e Kamzës janë furnizuar me ujë të pijshëm nga UKT, por së fundmi Bashkia Kamëz po investon me rrjetin e ri. Mirëpo, ky pro...
GREQI- Një 35-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në Akrotiri. Sipas mediave greke, ai ishte munduar të futej në një vilë për të vjedhur, por duke u mu...