Aktualitet

Po transportonte 13 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, arrestohet 20 vjeçari në Elbasan. Tenton të arratiset por

10 Tetor 2020, 09:59 Nga DOSJA
Po transportonte 13 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit,

ELBASAN– Një 20 vjeçar në Elbasan është arrestuar ditën e sotme pasi është kapur duke transportuar 13 shtetas të huaj.

Blutë bëjnë të ditur se në pranga ka rënë shtetasti F.K.banues në Elbasan, i cili u kap në fshatin Mengël. Në momentin e ndërhyrjes së Policisë mësoehet se shtetasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar dhe në tentativë për tu larguar por është kapur nga shërbimet e Policisë.

Njoftimi i Policisë

 Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Vihet në pranga një 20-vjeçar, pasi u kap në flagrancë duke transportuar 13 shtetas të huaj nga vendet e treta. Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuar nga DVP Elbasan, për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, pas informacioneve të marra në rrugë operative se ky shtetas transportonte nga Korça, disa shtetas nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, kapën dhe arrestuan shtetasin: F.K., 20 vjeç, banues në Elbasan. Arrestim i tij u bë pasi në fshatin Mengël, Elbasan, u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar me mjetin e tij 13 shtetas të huaj. Në momentin e ndërhyrjes së Policisë ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar dhe në tentativë për tu larguar ka braktisur mjetin e tij por është kapur nga shërbimet e Policisë. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, ” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik “.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 20-vjecari ne elbasan arrestohet 20-vjecari ne elbasan

Sondazh

Poll