Aktualitet

Dosja e Katriot Ismailaj/ Gjykata e Apelit pushon çështjen e CEZ-DIA, nuk u gjetën elementë të veprës penale

10 Tetor 2020, 10:10 Nga DOSJA
Dosja e Katriot Ismailaj/ Gjykata e Apelit pushon çështjen e

TIRANE– Gjykata e Apelit vendosi që të pushojë çështjen në lidhje skandalin CEZ-DIA.

Kërkesa për pushimin e çështjes ishte bërë nga prokuroria, e cila konfirmoi se nuk kishte gjetur elementë të veprës penale që i ishte ngarkuar Ismailajt. Kjo çështje lidhet me biznesmenin Kastriot Ismailaj, i cili është i akuzuar për skandalin me mbledhjen e borxheve të prapambetura të energjisë elektrike.

Pavarësisht kërkesës së Prokurorisë, gjykata e ktheu çështjen për rihetim me qëllim gjetjen e provave të reja. Ishte vetë prokuroria, e cila sërish kërkoi pushimin e çështjes duke theksuar se nuk kishte gjetur shkelje në lidhje me Ismalajn.

Dënimi i Kastriot Ismaliajt:

Ismailaj është dënuar nga gjykata e Tiranës me 11 vite burg. Ai u arrestua 12 maj 2015 nga Sektori i Pastrimit te Parave dhe ai i Krimit Ekonomik dhe Financiar për mashtrim me shuma të mëdha parash.

Në 6 maj, 9 kompani private përfituan nga CEZ-i 12 milionë USD nga kontratat për mbledhjen e borxheve të papaguara. Pjesën më të madhe të fondeve e ka marrë “Debt International Management”, me administrator Kastriot Ismailaj, 649 milionë lekë, ose gati 6.5 milionë dollarë.

Nga “Debt International Advisori” paratë kanë dalë nga Shqipëria duke hyrë në llogaritë e dhjetëra kompanive të tjera, që veprojnë në rreth 15 shtete.

Kastriot Ismailaj u akuzua për “Mashtrim me pasoja të rënda” dhe “Pastrim të parave”, vepra këto të kryera në bashkëpunim me persona të tjerë. Sipas organit të akuzës, Ismailaj me anë të falsifikimit e mashtrimit arriti të përvetësojë nga kompania CEZ-shpërndarje rreth 5 milonë euro.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dosja kunder kastriot ismailajt kastriot ismailaj dosja kunder kastriot ismailajt kastriot ismailaj

Sondazh

Poll