I vuri zjarrin pyllit në Seman, arrestohet në flagrancë 61-vjeçari
10 Tetor 2020, 07:51Nga DOSJA
FIER- Një 61 vjeç, banues në fshatin Levan, Fier është arrestuar. Arrestimi i shtetasit S. M. është bërë pasi ditën e djeshme i ka vënë zjarrin një sipërfaqeje pylli në fshatin Grykë, Seman. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor.
Njoftimi i policisë:
I vuri zjarrin mjediseve pyjore, arrestohet në flagrancë 61-vjeçari.
Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Fier, pasi është marrë njoftim në sallën e komandimit se kishte rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore, në fshatin Grykë, Seman, menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe si rezultat i veprimeve të shpejta, u bë i mundur kapja dhe arrestimi ne flagrancë i shtetasit S. M., 61 vjeç, banues në fshatin Levan, Fier.
Arrestimi i këtij tij u bë pasi ditën e djeshme i ka vënë zjarrin një sipërfaqeje pylli në fshatin Grykë, Seman.
Gjithashtu, nga hetimet e kryera, rezulton se ky shtetas është autor i dyshuar dhe për ngjarjen e datës 03.10.2020, ku në fshatin Grykë, ka djegur një siperfaqe prej rreth 30 ha me bimësi të ulët dhe pisha.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BALLSH– Naftëtarët e Ballshit vijojnë grevën e urisë në ditën e tyre të 13-të pasi nuk kanë një reagim nga qeveria për pagat e pamarra prej disa muajsh dhe për ...
TIRANE– Një sulm me armë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës. Eshtë qëlluar me armë një prej bizneseve në atë zonë.Një mjet tip “Benz” dys...
MALESI E MADHE- Familja e Rrok Pepajt është ngujuar në banesë nga frika e ndonjë hakmarrjeje të mundshme, pas gjetjes së trupave të pajetë të Vilsonit dhe Kleme...
ITALI– Policia italiane ka ekzekutuar 23 urdhër arreste të personave të përfshirë në trafikun e paligjshëm të lëndëve narkotike.Masat e sigurisë u lëshuan...
BULQIZE– Një familje në Valikardh të Bulqizës po përballet me një ngjarje të frikshme. Pasi gjetën të vrarë djalin e tyre në 20 gusht të këtij viti, varri...
TIRANË-Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al dhe TvKlan kanë në faqe të parë Asamblenë e Partisë Soci...
TIRANE– Mëngjesi i sotëm do të vijojë me kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën lindore të vendit.Bregdeti do të përfshihet nga vranësira të shpeshta dhe ...