Aktualitet

Qëllohet me armë godina e servisit në autostradën Tiranë-Durrës, kapen dy autorët tek “Ura e Dajlanit”, gjatë ndjekj

10 Tetor 2020, 07:05 Nga DOSJA
Qëllohet me armë godina e servisit në autostradën

TIRANE– Një sulm me armë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës. Eshtë qëlluar me armë një prej bizneseve në atë zonë.

Një mjet tip “Benz” dyshohet se është qëlluar me armë zjarri drejt një servisi ku ka shkaktuar vetëm demë materiale. Policia u vu në ndjekje të mjetit të dyshuar e në vendin e quajtur “Ura e Dajlanit” u bë kapja e dy personave të dyshuar të ngjarjes.

Dyshohet se gjatë ndjekjes nga Policia këta shtetas kanë hedhur armën e zjarrit në rrugë.

Njoftimi i policise: 

Më datë 10.10.2020, rreth orës 04:10, është njoftuar salla operative se në Qafë-Kashar, nga një mjet tip “Benz” dyshohet se është qëlluar me armë zjarri drejt një servisi ku ka vetëm demë materiale.

Menjeherë pas marrjes së njoftimit, sherbimet e Policisë u vunë në ndjekje të mjetit të dyshuar ku në bashkëpunim dhe me Policinë e Durrësit, në vendin e quajtur “Ura e Dajlanit” u bë kapja e dy personave të dyshuar të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë janë duke ushtruar kontroll të banesave të këtyre shtetasve si dhe vijon kontrolli në rrugën interurbane Tiranë-Durrës pasi dyshohet se gjatë ndjekjes nga Policia këta shtetas kanë hedhur armën e zjarrit në rrugë.

Shtetasit e kapur do shoqërohen në DVP Tiranë për veprime të mëtjeshme.

Për arsyje hetimi nuk bëhen me dije gjeneralitet e tyre deri në përfundim të veprimeve.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet qellohet me arme godina qellohet me arme godina

Sondazh

Poll