Sport

FOTO/Trajneri azer i përgjigjet thirrjes së vendit të tij, bëhet ushtar në luftën kundër Armenisë, e mbështet edhe ish-

9 Tetor 2020, 11:27 Nga DOSJA
FOTO/Trajneri azer i përgjigjet thirrjes së vendit të tij,

AZERBAJXHAN– Nuk ka qetësi për Nagorno Karabak, rajoni i cili prej ditësh është përfshirë nga luftime të ashpra mes Azerbajxhanit dhe Armenisë. Deri tani  raportohet se shumë banorë po largohen nga zona për shkak të luftimeve, ndersa deri tani raportohet per të paktën 280 viktima.

Një luftë që ende nuk dihet se kur do të mbarojë, ndërkohë edhe sporti është bërë pjesë e kësaj lufte. Shumë futbollistë kanë lënë futbollin dhe i janë bashkuar ushtrisë për të ndihmuar vendin e tyre. Në orët e fundit ish-futbollisti azer Rashad Sadygov dhe njëkohësisht trajneri i ekipit Zira i është përgjigjur thirrjes së vendit të tij për të dalë në frontin e luftës kundër forcave ushtarake armene.

Fotoja e tij me uniformë ushtarake është shpërndarë nga ish-kapiteni i Shqipërisë Ansi Agolli, i cili ka qenë shok skuadre me Sadigovin për shumë vite te Karabaku.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ansi agolli karabak rashad sadygov ansi agolli karabak rashad sadygov

Sondazh

Poll