Sport

FSHF ngriti padi ndaj Autoritetit të Konkurencës, Gjykata e Shkallës së Parë del me një vendim

9 Tetor 2020, 11:13 Nga DOSJA
FSHF ngriti padi ndaj Autoritetit të Konkurencës, Gjykata e

TIRANË-Ndërkohë që Federata Shqiptare e Futbollit është e përqëndruar për të rifilluar me çdo kusht kampionatin, sipas “Shqiptarja.com” Autoriteti i Konkurrencës ka fituar gjyqin kundër institucionit të futbollit.Gjyqi zhvilluar midis dy subjekteve kishte të bënte me ndeshjet e Kombëtares,të drejtat tv për të por edhe çmimet e biletave.  Me të gjitha këto konstatime FSHF nuk ishte dakord dhe ngriti padi. Ndër të tjera në padi avokati i FSHF-së Julian Mërtiri theksonte se në gjetjet e Autoritetit të Konkurencës ka një mungesë të theksuar të arsyetimit të besueshmërisë ligjore dhe referenca tërësisht teorike duke shpjeguar me detaje çdo gjetje të Autoritetit.

Nga ana tjetër pala e paditur pra Autoriteti i Konkurencës dhe Avokatura e Shtetit mbrojti pikë më pikë të gjitha shkeljet e gjetura gjatë auditimit në FSHF.Gjykata Administrative e Shkallës së Parë bëri vlerësimin e saj për të gjitha gjetjet  dhe vendosi që të rrëzojë tërësisht  padinë e FSHF-së ndaj Autoritetit të Konkurencës si të pabazuar në ligj dhe prova.  Vendimin për të rrëzuar kërkesëpadinë e FSHF-së e ka dhënë gjyqtari Avni Sejdi dhe detyrohet FSHF që të paguajë edhe shpenzimet gjyqësore.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport autoriteti i konkurences fshf autoriteti i konkurences fshf

Sondazh

Poll