Sport

Gjaku nuk bëhet ujë, mesfushori i Maqedonisë së Veriut Enis Bardhi flet mbas përfundimit të ndeshjes: Do isha i lumtur edh

8 Tetor 2020, 20:58 Nga DOSJA
Gjaku nuk bëhet ujë, mesfushori i Maqedonisë së Veriut Enis

SHKUP-Pas kualifikimit të Maqedonisë së Veriut ndaj Kosovës, Enis Bardhi u shpreh se kombëtarja ku luan ai i shfrytëzoi rastet që iu dhanë. Më tej ai u shpreh se do të ishte i lumtur edhe nëse kualifikohej Kosova. “Unë besoj që këto ndeshje janë shumë të rënda, edhe fizikisht, pasi edhe ekipet fillojnë të njohin njëra-tjetrën.

Ne kishim shanset dhe i realizuam ,ndërsa Kosova jo. Futbolli është që kur nuk shënon, atëherë do pësosh. Futbolli është respekt, nëse do kualifikohej Kosova sot, do isha krenar dhe do isha i lumtur për këtë. Futbolli është respekt në radhë të parë.”, u shpreh Bardhi për “Supersport”.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport enis bardhi kosova maqedonia e veriut enis bardhi kosova maqedonia e veriut

Sondazh

Poll