Sport

Në Shkodër koronavirusi po bën “kërdinë”, Vllaznia garën në kampionat e ka me COVID-19, rast i katërt pozitiv

9 Tetor 2020, 10:31 Nga DOSJA
Në Shkodër koronavirusi po bën “kërdinë”,

SHKODËR– Situata e koronavirusit ka prekur rëndë skuadrën e Vllaznisë. Në një kohë që klubi shkodran po merrte formë, mes shumë afrimeve të bujshme, këtë herë është COVID-19 që ndërpret vrullin e kuqebluve. Pas Gurishtës, Imamit dhe zv.trajnerit Elvis Plori, në testet e bëra ka rezultuar pozitiv edhe futbollisti Uheid Hoxha.

Mësohet se ai ka pasur simptoma të lehta dhe jo ndonjë shqetësim serioz sa i përket gjendjes shëndetësore. Mesfushori bëhet tashmë lojtari i tretë i konfirmuar pozitiv në radhët e Vllaznisë. Ndërkohë një tjetër futbollist që ka shfaqur probleme shëndetësore është futbollisti nga Moldavia Eugenio Sidorenko.

Sulmuesi ka bërë tamponin dhe tani pret përgjigjen e testit. Burime pranë autoriteteve shëndetësore treguan dje se pas përgjigjes së testit të mesfushorit moldav, do të përcaktohet në njëfarë mënyre edhe shkalla e përhapjes së virusit te kuqeblutë. E enjtja paradite ka qenë e ngjeshur sa u përket kontrolleve dhe kësisoj deri në fundjavë tashmë do të jetë një konkluzion i qartë për 25 futbollistë dhe 8 pjesëtarë të stafit.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport superiore vllaznia superiore vllaznia

Sondazh

Poll