Sport

VIDEO/ Sa pranë i shkuan, merr fund ëndrra Europë! Kosova nuk e prek finalen vetëm nga kjo mundësi

8 Tetor 2020, 20:52 Nga DOSJA
VIDEO/ Sa pranë i shkuan, merr fund ëndrra Europë! Kosova nuk e

SHKUP– Kosova i jep lamtumirën Europianit. Dardanët u mposhtën 2-1 nga Maqedonia e Veriut në “Tose Proeski” në gjysmëfinale të play off-it të Nations League. Në momentin kur u duk se “Dardanët kishin marrë kontrollin e lojës, një kundërsulm i shpejtë i Maqedonisë së Veriut u përmbyll me golin e Ristovskit, goditja e të cilit u devijua nga i pafati Kololli, për të mashtruar portierin Muric, i cili vetëm e vështroi topin teksa kaloi vijën fatale.

 

Skuadra e Challandes nuk e humbi toruan, vijoi të ushtronte presion derisa në minutën e 29-të detyroi portierin dhe një mbrojtës të keqkuptoheshin, me Florent Hadërgjonaj që bëri mrekullinë me një trajektore tepër të saktë, duke shfrytëzuar daljen e portierit, 1-1.

Ekuilibri në rezultat zgjati vetëm katër minuta, pasi në të 33-tën, një goditje standarde, e ekzekutuar nga Enis Bardhi, u devijua në rrjetë me kokë nga Velkovski. Edhe në këtë rast, Muric e kishte të pamundur të shmangte golin (2-1).

“Dardanëve” nuk u mjaftoi dëshira në minutat e mbetura, pasi Maqedonia e Veriut u mbrojt me shumë efikasitet, madje Dimitrievski bëri mrekullinë në minutën e 5-të shtesë, me Alitin që dështoi ta dërgonte topin në rrjetë vetëm një metër larg vijës fatale.

 

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kosova kosova

Sondazh

Poll