Sport

VIDEO/ 16 minuta lojë, zhbllokohet rezultati në ndeshjen Maqedoni e Veriut-Kosovë

8 Tetor 2020, 19:10 Nga DOSJA
VIDEO/ 16 minuta lojë, zhbllokohet rezultati në ndeshjen Maqedoni e

SHKUP-Kosova është duke humbur 1-0 nga Maqedonia e Veriut në ndeshjen që po zhvillohet në stadiumin “Tose Proeski Arena”.Atëherë kur Dardanët po sulmonin dhe nisën kontrollin e ndeshjes, e pësuan nga një kundërsulm i papritur. Në minutën e 17-të goditja e Ristevskit u devijua nga Kololli me topin që përfundoi në rrjetë.

 

16′ Maqedonia e Veriut, shënon Ristovski. Goditje pa shumë pretendime e Ristovskit në të djathtë, devijimi i Kolollit nxjerr jashtë loje Muriç dhe i jep avantazhin maqedonasve.

11’ Tre goditje radhazi nga këndi për Kosovën, me Nuhiun i cili arrin që të gjuajë me kokë, por një mbrojtës vendas largon sferën nga vija fatale.

7’ Muriç del me kokë për të larguar sferën pas një topi të gjatë që i drejtohej portës së “Dardanëve”,

4’ Zeneli merr dy herë fundoren në krahun e majtë duke u munduar të gjejë Nuhiun në qendër.

2’ Pandev hyn në zonë dhe pas një kontakti rrëzohet, gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë.

1’ Nis ndeshja në stadiumin e Shkupit.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kosove kosove

Sondazh

Poll