Politike

Meta fton Ramën në përballje: Eja ose largohu, merr dhe përforcime nëse të duhen

9 Tetor 2020, 09:22 Nga DOSJA
Meta fton Ramën në përballje: Eja ose largohu, merr dhe

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka ftuar kryeministrin Edi Rama në një përballje në studion e emisionit “Opinion”. Përmes një statusi në Facebook, Meta shkruan se Rama duhet të përballet me Metën ose të largohet, duke shtuar se kryeministri është i lirë të marrë edhe perforcime me vete.

Sapo i kam konfirmuar z.Blendi Fevziu gatishmërinë time për të dalë në “Opinion” me Kryeministrin në detyrë, i cili mund të marrë edhe përforcime me vete. Transparenca e vetmja rrugë! Dil në përballje ose largohu!”– shkruan Meta në status.

Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama po përplasen prej ditësh, por gjithçka u përforcua kur Rama akuzoi Kreun e Shtetit se po takohet skutave me një objekt të OFL-së. mëngjesin e sotëm, me anë të një letre drejtuar Asamblesë së PS-së, Meta i bëri thirrje Ramës që të zbulonte emrin, orën dhe vendin e takimit për të cilin e akuzon dhe shtoi se nëse e bën këtë gjë, do të jepte dorëheqjen. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Rama, teksa nuk përmendi në asnjë rresht akuzat e tij për subjektin e OFL-së, pyeti Metën se ç’faj i ka Shqipëria, që sipas kryeministrit po sekëlldis të rënët për liri, me anë të fjalimeve të tij. Por nuk ka vonuar dhe në një tjetër status, Meta e ftoi në një përballje live kryeministrin Edi Rama.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta perplasja meta-rama edi rama ilir meta perplasja meta-rama

Sondazh

Poll