Politike

“Nxirr emrin dhe do jap dorëheqjen”/ Rama devijon temë pas akuzave për subjektin e OFL-së: Meta, ç’faj të ka Shqipë

9 Tetor 2020, 09:08 Nga DOSJA
“Nxirr emrin dhe do jap dorëheqjen”/ Rama devijon temë pas

TIRANË– Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së Ilir Metës se do të japë dorëheqjen që sot nëse kreu i qeverisë zbulon emrin e subjektit të OFL-së që sipas kryeministrit, ka takuar Presidenti.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Rama shkruan se Shqipëria nuk i ka asnjë borxh që të durojë këto reagime, të cilat, kryeministri, i quan ‘shkallime’. Sipas kryeministrit, deklaratat e Metës sekëlldisin jo veç të gjallët po edhe të rënët për liri të këtij vendi.

Në status, Rama nuk ka përmendur asnjë rresht në lidhje me akuzat e tij për subjektin e OFL-së.

“Ilir çfarë borxhi të ka Shqipëria që të bëri kryeministër, kryeparlamentar, president dhe duhet të durojë shkallimet e tua të përditshme, që sekëlldisin jo veç të gjallët po edhe të rënët për liri të këtij vendi, të cilëve u je qepur me dekoratat e me fjalimet e tua qesharake!”- shkruan Rama.

Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama po përplasen prej ditësh, por gjithçka u përforcua kur Rama akuzoi Kreun e Shtetit se po takohet skutave me një objekt të OFL-së. mëngjesin e sotëm, me anë të një letre drejtuar Asamblesë së PS-së, Meta i bëri thirrje Ramës që të zbulonte emrin, orën dhe vendin e takimit për të cilin e akuzon dhe shtoi se nëse e bën këtë gjë, do të jepte dorëheqjen. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Rama, teksa nuk përmendi në asnjë rresht akuzat e tij për subjektin e OFL-së, pyeti Metën se ç’faj i ka Shqipëria, që sipas kryeministrit po sekëlldis të rënët për liri, me anë të fjalimeve të tij. Por nuk ka vonuar dhe në një tjetër status, Meta e ftoi në një përballje live kryeministrin Edi Rama.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta edi rama ilir meta

Sondazh

Poll