Politike

Basha: Rama i fitoi zgjedhjet në 2013 me përdhunues dhe tutorë prostitutash

16 Prill 2019, 20:12 Nga DOSJA
Basha: Rama i fitoi zgjedhjet në 2013 me përdhunues dhe tutorë

TIRANË– Kreu i opozitës Lulzim Basha është shprehur se kryeministri Edi Rama, në vitin 2013 i fitoi zjgehdjet sepse kishte si mbështetës 19 kriminelë.

I ftuar në emisionin “Tempora”, Basha u shpreh se krah Ramës në atë vit qëndronin narkotrafikantë, tutorë prostitutash, përdhunues të miturish, trafikantë droge, heroine, kokaine.

Sipas kreut të PD-së Opozita është forcuar dhe tashmë shqiptarët kanë filluar të ndajnë shapin nga sheqeri.

Opozita është forcuar se shqiptarët e kanë kuptuar që është ndarë shapi nga sheqeri. PD ka hequr çdo dilemë se kjo është betetjë për pushtet, është shumë më shumë sesa kaq. Ka nevojë për një transformim. Ka ardhur koha ti mbyllim derën tranzicionit dhe t’i hapim derën Shqipërisë Europiane.

Kjo do të thotë që ne duhet të krijojmë parakushtet në zgjedhje, shëndetësi, arsim, të mundësojmë që njerëzit të kenë akses të barabartë dhe të pamundësojmë që pushteti të mbetet në dorë të një grupi oligarkësh. Rama përdori krimin në zgjedhjet e 2013, prandaj fitoi. Kishte 19 kriminelë, narkotrafikantë, tutorë prostitutash, përdhunues të miturish, trafikantë droge, heroine, kokaine. Kjo është e vërteta,”– tha kreu i Opozitës, Lulzim Basha.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha zgjedhjet ne 2013 edi rama lulzim basha zgjedhjet ne 2013

Sondazh

Poll