Politike

Kthimi i vizave për shqiptarët, Qeveria i përgjigjet Parlamentit: Po shqyrtohet vendimi

16 Prill 2019, 18:15 Nga DOSJA
Kthimi i vizave për shqiptarët, Qeveria i përgjigjet Parlamentit:

TIRANË- Qeveria e Holandës i është përgjigjur Parlamentit pas kërkesës së tyre për kthimin e vizave për Shqiptarët. Dosja.al ka siguruar këtë përgjigje, në të cilën thuhet se  qeveria po shqyrton hapat që do të marrë.

Më tej shtohet se deri tani politika për shqiptarët do të mbetet e njëjtë dhe do vijojnë të udhëtojnë me pasaporta biometrike në zonën Shengen.

PËRGJIGJA E QEVERISË

Parlamenti ka kërkuar që qeveria të kërkojë mekanizmin e pezullimit të vizave.

– Qeveria aktualisht po shqyrton hapat që do të ndërmarrë.

– Tani për tani, politika e vizave për shtetasit shqiptarë do të mbetet e njëjtë: të gjithë shtetasit shqiptarë me pasaportë biometrike mund të udhëtojnë në zonën Shengen pa vizë për një maksimum prej 90 ditësh brenda një periudhe prej 180 ditësh.

Parlamenti Holandez ka votuar sot ‘PRO’  kërkesës së 5 grupeve parlamentare, VVD, CDA, SP, CU dhe PVV, kjo e fundit parti e ekstremit, që detyrojnë qeverinë t’i kërkojë Komisionit Europian rikthimin e vizave për Shqipërinë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kriminaliteti i larte kthimi i vizave per shqiptaret parlamenti i holandes qeveria holandeze kriminaliteti i larte kthimi i vizave per shqiptaret parlamenti i holandes qeveria holandeze

Sondazh

Poll