Politike

“Data do të shtyhet”, Basha i prerë: Zgjedhje në 30 qershor nuk do të ketë!

16 Prill 2019, 20:08 Nga DOSJA
“Data do të shtyhet”, Basha i prerë: Zgjedhje në 30

TIRANË- Kreu i demokratëve, Lulzim Basha i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora u shpreh i prerë se zgjedhje lokale në 30 qershor nuk do të ketë.

Pjesë nga biseda në studio

Meço: Në datën 30 qershor është një datë, që është dekretuar mbajtja e zgjedhjeve lokale. PS ka nisur fushatën  saj, u bë prezantimi për Tiranën…

Basha: Data e zgjedhjeve lokale do të shtyhet, zgjedhje në 30 qershor nuk ka për të pasur…

Meço: Mazhoranca është duke u marrë me kandidatët, deklaron se zgjedhje do të ketë.

Basha: Zgjedhje më 30 qershor nuk ka për të pasur, data e zgjedhjeve do të shtyhet. Shqipëria nuk është një humbëtirë e Afrikës ekuatoriale apo republikave ish-sovjetike. Pa u ndëshkuar krimi elektoral duke filluar me Dibrën në 2016, pa u ndëshkuar përgjegjësit e krimit elektoral as që mund të mendohet që të garantohet një proces zgjedhor. Derisa nuk garantohet nuk mund të ketë zgjedhje fallco.

(Marrë nga Ora News)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike data e zgjedhjeve edi rama kriza politike lulzim basha zgjedhjet lokale 30 qershor data e zgjedhjeve edi rama kriza politike lulzim basha zgjedhjet lokale 30 qershor

Sondazh

Poll