Politike

Kryemadhi pret batalionin “Atlantiku”: Nderimi i gjakut të derdhur për lirinë e Kosovës

16 Prill 2019, 15:07 Nga DOSJA
Kryemadhi pret batalionin “Atlantiku”: Nderimi i gjakut të

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi priti në një takim grupin e veteranëve të luftës nga batalioni “Atlantiku”. Kryemadhi u uroi mirëseardhjen grupit të krijuar 20 vite më parë me iniciativën e shqiptarëve të Amerikës, si pjesë përbërëse e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryetarja e LSI-së, theksoi rëndësinë që merr jo vetëm përkujtimi i luftës, i sakrificave dhe nderimi i gjakut të derdhur për çlirmin e Kosovës, por edhe trashëgimi i kësaj kujtese te brezat e rinj që duhet të dinë të vlerësojnë historinë e kombit dhe përgjegjësinë për ta mbrojtur e trashëguar.

Nga ana e tyre përfaqësuesit e batalionit Atlantiku falenderuan Kryetaren e LSI për pritjen që rezervoji dhe shprehën dëshirën për ti shtuar lidhjet mes shqiptarëve të diasporës dhe zhvillimeve në trojet shqiptare, duke nenvizuar idene se lufta, gjaku dhe sakrificat e panumerta janë mesazhi i madh se detyrimi yne eshte ti sherbejme ardheut, ti sherbejme kombit me perkushtim dhe devocion.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike batalioni atlantiku monika kryemadhi uck batalioni atlantiku monika kryemadhi uck

Sondazh

Poll