Politike

Holanda kërkon rikthimin e vizave, Paloka: Dhuratë e një qeverie që po shkatërron të ardhmen

16 Prill 2019, 15:27 Nga DOSJA
Holanda kërkon rikthimin e vizave, Paloka: Dhuratë e një qeverie

TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar pas kërkesës së Parlamentit të Holandës për rikthimin e vizave për shqiptarët. Në një reagim në Facebook, në emër të PD, Paloka shkruan se çdo ditë po shtohen lajmet e këqija për shqiptarët.

“Nuk ka kaluar shume kohe, por per fat te keq ne jemi njerez qe memorien e kemi te shkurter…2010-2019”, shton Paloka.

POSTIMI I PLOTË

Çdo dite vetem lajme te keqija per shqiptaret, dhurate e nje qeverie dhe nje kryeministri qe jo vetem po shkatrron te ardhmen , por po na kthen mbrapa ne kohet me te errta .

Nuk ka kaluar shume kohe, por per fat te keq ne jemi njerez qe memorien e kemi te shkurter…2010-2019

Nuk ka kaluar shume nga koha kur  ne tentative per te shkuar drejt perendimit , qindra jete shqiptaresh humben ne ujrat e ftohta te detit apo rrepirat e maleve. I kemi harruar !!!

Kemi harruar rradhet e gjata neper ambasada ! Prinder qe prisnin me muaj per nje vize sepse i kishte marre malli per femijet emigrant. Vize qe ne shumicen e rasteve as nuk arrinin ta merrnin ne se nuk paguanin seksere e matrapaze jashte e brenda ambasadave…

Nuk ka nevoje te tregoni mirenjohje as per Berishen e as per Bashen qe ben te mundur liberalizimin e vizave ,por te pakten ngrihuni per vete e mos lejoni qe per shkak te nje kryeministri monster, te rikthehemi ne ditet e zeza kur trajtoheshim si qytetare te dores se fundit nga Evropa.

Parlamenti Holandez, ka votuar sot ‘PRO’  kërkesës së 5 grupeve parlamentare, VVD, CDA, SP, CU dhe PVV, kjo e fundit parti e ekstremit, që detyrojnë qeverinë t’i kërkojë Komisionit Europian rikthimin e vizave për Shqipërinë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi paloka parlamenti holandez rikthimi i vizave per shqiptaret edi paloka parlamenti holandez rikthimi i vizave per shqiptaret

Sondazh

Poll